Zbulohen emrat, kush janë dy demokratët që bashkohen me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka pësuar një tjetër rrjedhje, pasi deputeti Kastriot Piroli dhe ish-kryetari i PD-së së Kurbinit, Behar Anxhiu i janë bashkuar PD-së së Sali Berishës.

I pranishëm në selinë e PD Kurbin, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t’i kthyer pushtetin lokal qytëtarëve. Motoja e çdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t’i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbinit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën. Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t’ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike. Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë“, tha Noka.

Të fundit

Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz...

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se India dhe...

Inteligjenca Artificiale, Elton John dhe Dua Lipa i kërkojnë qeverisë britanike mbrojtje

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë mes më shumë se 400 muzikantëve, shkrimtarëve dhe artistëve britanikë që i...

Fushata mbaroi! Këto janë notat e “Fjala.al” për 30 ditët e partive politike

Sot jemi në heshtje zgjedhore dhe partitë politike sipas ligjit nuk mund të bëjnë asnjë thirrje politike. Nesër, 11 maj, shqiptarët do të vendosin...

“Na bëj një foto”, turistet nuk e kanë idenë se para tyre është Lamine Yamal

Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza ndaluan yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, dhe i kërkuan që t'u bënte foto, jo si...

Lajme të tjera

Web TV