“Unë nuk shoh pas”/Alimehmeti zbulon arsyen, kush e shtyu në sfidën për primaret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ka shpallur kandidaturën për Primare në përpjekje për të qenë kandidati i dalë nga opozita për postin e kryebashkiakut të Tiranës, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Frontline”.

Alimehmeti ka zbuluar se ajo që e shtyu të ishte pjesë e garës për qytetarin e parë të kryeqytetit ishte ndërgjegjja e tij qytetare.

Ai ka shtuar se duhet bërë diçka që t’i jepet zgjidhje shpopullimit të vendit, të cilin ai e quajti problemin kyç të vendit tonë, me 10 mijë studentë që janë larguar nga vendi për shkollim vetëm këtë vit.

“Jam i po të njëjtit mendim, duhet ndërgjegje qytetare për të përmirësuar situatën ku jemi. Të gjithë ne, dalim në Tiranë dhe ndjejmë dhimbje për situatën ku kemi rënë, pse ka ndodhur kjo. kjo dhimbje e parë që në 7 korrik u shndërrua në protestë, që do ndiqet nga ajo e 12 nëntorit. Aftësia është që dhimbjen ta marrësh e ta kanalizosh, e heqim nga rreziku për të shkuar drejt dhunës konstruktive dhe e çojmë në dhimbje kontruktive. Këtë e bëjmë në emisionin e mjekut. Fatkeqësia jonë është që ecim me kokën pas. Nëse ecim në rrugë me kokën pas një moment do na ndodhë një aksident. Brezit të ri nuk i takon e shkuara por si do ecet para. Shifra dëshpëruese, 7800 mijë shqiptarë nga 10 vite u larguan nga vendi, të rinj e familje të tëra. Shpopullimi problemi kyç.

Nëse pajtohemi me këtë gjë mjaftueshëm gjatë pa reaguar jemi duke pranuar se një ditë të gjithë do largohemi nga vendi.

Jam kthyer në 2014 pasi ika për specializim dhe u ktheva të vë në dobi të vendit dijet që mora.

Lexo edhe :  KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar situatën a mund ta quajmë veten qytetarë? Situatë e shkaktuar nga një grup u vogël he e vuajnë të gjithë të tjerët. Ose bëhemi bashkë ose truri dakordohemi të largohen.

1/3 18-vjeçarë janë larguar për studime. nuk kthehen më. Janë 10 mijë 18-vjeçarë.
Duhet të marrim situatën në dorë.

Ndërgjegjja qytetare  më shtyu në këtë sfidë. Nuk do kisha mundësi të shihja veten në pasqyrë nëse do e dija që kam mundësi të ndryshoj dy gjëra dhe të mos bëj asgjë. Unë nuk po shoh më pas, po shoh para”, tha ai.

 

Të fundit

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e lidh me klubin deri në...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Lajme të tjera

Web TV