“Jam krenar që ideja e Edit po bëhet realitet”/Veliaj bëhet nostalgjik, kujton punën si..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit ku kanë zhvilluar një takim me të rinjtë atje.

Veliaj u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.

“Jam shumë i lumtur që jemi këtu, bashkë me kryeministrin, në këtë tur në Paskuqan dhe Kamëz. E kemi nisur me disa takime, por qershia mbi tortë është gjithmonë takimi me të rinjtë. Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, në një lumë që dikur ishte i mbushur me plehra dhe na ndante, por tani po ndërtojmë 7 ura, me ndihmën e Edit dhe një punë të Bashkisë së Tiranës, që na bashkojnë mbi një lumë jo më të pistë, por një lumë të pastër,” tha Veliaj.

“Kur e kam filluar unë punën si aktivist dhe angazhohesha në skuadrën e Edi Ramës, – kanë qenë zgjedhjet e vitit 2011, – një nga idetë vizionare ishte se si Bulevardi i Tiranës, nga një copë e qytetit që e ndante lumi, të kishte mundësi të vazhdonte në anën tjetër, të kishte mundësi që dy parqet, Parku i Madh i Liqenit të Tiranës dhe parku i Paskuqanit të bashkoheshin. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer pas një ideje të mirë. Jam shumë krenar që ajo ide e Edit në atë kohë, sot po bëhet realitet,” kujtoi kryebashkiaku.

 

Të fundit

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë...

Gjikondi: Berisha nuk zhgënjen kurrë! Është njeriu më antishtet dhe antiligj në Shqipëri

Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar çështjen gjyqësore ndaj Ervin Salianjit, duke e cilësuar si një...

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej mend si përleshja më e...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

Lajme të tjera

Web TV