Të kolaudojmë buzët “Silikon”, pastaj gjejmë shënjestrën për të dhënë drejtësinë në gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Situata e pakuptimtë që u krijua në “RTV Ora” dhe “Ora News”, një ditë pas vendimin të gjyqtares “Silikon” Etleva Deda, e cila vendosi konfiskimin e 26 pronave të biznesmenit, Ylli Ndroqi, nuk ka bërë vaki të ketë ndodhur, në asnjë televizion në këto 32 vite pluralizëm.

Sigurisht që kemi pasur raste dhe kemi shikuar situata, që për shkak të vijës editoriale të medias, Tatimet kanë hyrë dhunshëm në “TV Shijak”, “Top-Channel”, apo AMA të ketë penetruar me gjoba financiare tek media të caktuara, të cilat janë kundërshtuar në gjykatë nga televizionet, dhe janë fituar prej tyre.

Por e them me bindje të plotë, se në asnjë rast në ambientet e jashtme dhe të brendshme të një televizioni, nuk është ndjerë hija e rëndë e kallashit me plumb në fole, siç ndodhi me “Ora News” dhe “RTV Ora”.

Për mua si gazetar kronike, që gati gjysmën e jetës time kam raportuar për Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe këto 3 vite të punës së me demek SPAK-ut, krejt i pakuptimtë ishte dhe fakti se si inspektorë, oficerë BKH-je, OPGJ të Policisë së Shtetit dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave, vrapuan të zbatonin vendimin e “Silikonit” të SPAK-ut.

Të konfiskonin një media, truallin ku është ndërtuar kjo media, pasi ishte cilësuar nga gjykata si një aset kriminal dhe jo si një e mirë publike që ka shërbyer për 15 vite me rradhë në tregun mediatik Shqiptar dhe do vijojë të shërbejë.

Të konfiskonin një mikrofon, një logo të kthyer në brand, që mijëra e mijëra njerëz janë intervistuar. Ku vizioni, projektet, denoncimit dhe faktet e këtyre njerëzve, vendas dhe të huaj, janë kthyer në lajm publik për shoqërinë vendase dhe jo vetëm.

Të konfiskonin një televizion, që falë punës së dhjetëra gazetarëve profesionistë, ka çarë shtigje të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që nuk dëgjoheshin nga pushteti.

Të konfiskonin me vrap një televizion, i cili i çau brekët në dysh Shukriut të Dibrës, pasi në të kundërt Shukriun, do e kishim akoma dhe sot ende zyrave të shtetit me manivell në dorë.

Të konfiskojnë një televizion që ka fol ndër të parët TV, për manovrat e korrupsionit galopant që zhvillohej në një zyrë në “Sky Tower”, nga ku më pas u vunë në zbatim projektet e tre inceneratorëve.

Të konfiskonin një televizion, që mbase kohë më parë, kur gjyqtarja “Silikon” Etleva Deda, drejtonte Gjykatën e Krimeve të Rënda, jepte intervista pikërisht përballë asaj kamere, që ajo vetë e konfiskoi 6 ditë më parë.

Të konfiskonin një televizion, që sa e sa shtëpi janë ndërtuar për familjet në nevojë, të lëna në mëshirë të fatit nga shteti. Por ëndrra e tyre u arrit të bëhej realitet, falë sensibilizimit të opinionit publik, përmes valëve të “RTV Ora”.

Lexo edhe :  Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

Ne gazetarët e “Ora News” dhe vetë televizioni, nuk jemi fryrë as nga “Silikoni” dhe as nga “Dexamethasoni”.

Por 15 vite jetëgjatësi dhe ngritja e emrit deri në këtë nivel, është bërë vetëm përmes punës dhe konkurencës profesionale, në raport me të tjerët.

Një vendim çapraz dhe i pilotuar prej dy vjetësh nga të tjerët e politikës, por i ndërmarrë nga një gjyqtare si Etleva Deda, që duhet të kolaudojë së pari drejtimin e buzëve “Silikon”, pastaj të shfaqë interes dhe të gjejë shënjestrën, për të dhënë drejtësinë në proceset gjyqësore që zhvillon.

E them këtë se dukshëm, kjo gjyqtare ka një mosrakordancë për shkak të fryrjes së tepruar me silikon, që me sa duket ka krijuar nocionin e një halucinacioni, për fryrjen artificiale të bilanceve ekonomike të “RTV Ora” dhe “Ora News”.

Sa herë kjo gjyqtare jep vendime të zhdrejta, silikoni dukshëm del nga boshti. Edhe për këtë rast masa industriale doli nga preçizioni, ashtu siç njësoj kjo gjyqtare nxori nga boshti ekonomik, hipotekor dhe publicitar “RTV Ora” dhe “Ora News”.

Nuk ka pasur asnjë rast, që përmes vendimeve të kësaj gjykatëse të numërohen zyrë më zyrë nga inspektorë dhe oficerë të BKH, qindra punonjës të “Ora News”, “RTV Ora” dhe “Radio Ora”.

Personalisht e kam ndjerë veten të fyer, kur ambientet, studjot ku kanë hyrë e dalë qindra personalitete të huaj dhe vendas, si dhe zyrat e administratës së televizionit, trajtoheshin sikur të ishin një vendngjarje kriminale, nga oficerë që bridhnin sa nga njëri cep në tjetrin, me procesverbale në dorë.

Këto skena nuk kanë ndodhur në asnjë rast tjetër në një media në Shqipëri, e cila në të katër anët e saj dhe në ambientet e brendshme, ishte e rrethuar nga forcat speciale me kallashët e tyre kinezë, varur në qafë.

Skena tipike që mund të krahasohen vetëm me skenarin e filmit “Radiostacioni”.

Ku komunistët e sapo hyrë në kryeqytet, në muajin nëntor 1944 mblodhën me tytën e pushkës shtëpi më shtëpi punonjësit e Radio Tiranës, dhe hynë së bashku me ta të armatosur për të vënë në punë sinjalin e radios, masmedias më të madhe të asaj kohe në Shqipëri.

E njëjta gjë ndodhi një javë më parë me “RTV Ora”, ku njerëzit u rreshtuan dhe fotografuan së bashku me ambientet, për t’ia çuar “Silikonit” në tavolinë tabelën fotografike.

Në mënyrë që vendimi i saj për konfiskim, të quhet procedurialisht i ekzekutueshëm.

Të fundit

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën...

A ia vlen të japësh shtëpinë me qira ditore?/ 21 mijë banesa siguruan 85 mln € nga Airbnb

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik ka hapur dhe një mundësi biznesi për ata që zotërojnë një pronë, apo dhe të...

‘Mirror’: Butrinti, ‘Maldivet’ evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira se Greqia

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet nga turistët – falë ujërave...

Nga shpenzimet e shtatzënisë te kujdesi pas lindjes/ Kostot e rritjes së një fëmije sot

Të rritësh një fëmijë sot është bërë më e kushtueshme se kurrë. Çmimet në rritje për mallrat dhe shërbimet po krijojnë sfida të reja...

Lajme të tjera

Web TV