I lindur në orën 11:11 më 11 nëntor të 2011/ Fëmija me fat feston sot ditëlindjen e 11-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daniel Saunders, nga Bishop’s Stortford Herts, Britani, ka lindur në orën 11:11 të 11 nëntorit 2011 dhe sot, mbushi 11 vjeç.

Saunders ka qenë i lidhur ngushtë me numrin 11 që nga dita e lindjes dhe sot shënon një ditëlindje të veçantë në të cilën do të marrë 11 dhurata.

“E kam pritur shumë këtë ditëlindje! Është më emocionuese se çdo ditëlindje tjetër që ka qenë ndonjëherë. 11 është një numër master në numerologji dhe do të thotë se kam potencial të mirë në të ardhmen. Është numri im me fat dhe është i lehtë për t’u mbajtur mend. Askush nuk e harron kurrë ditëlindjen time!”-tha ai.

Nëna e tij Charlotte thotë se 11 ka qenë gjithashtu numri i saj me fat që nga shkolla fillore, gjë që e bëri lindjen e tij edhe më të jashtëzakonshme.

Danieli do të lindte më 17 nëntor 2011, por një javë më parë Charlotte, tani 41 vjeç, iu tha se djali i saj ishte në një pozitë të vështirë. Mjekët u përpoqën ta lëviznin, por nuk mundën, kështu që ata prenotuan një ndërhyrje cezariane më 11 nëntor. Lindja e Danielit u vonua më pas atë ditë, sepse ai ishte pozicionuar nën brinjët e Charlotte, kështu që kirurgëve iu desh më shumë sesa pritej për ta nxjerrë jashtë.

“Është e mahnitshme që ai ka lindur me të gjithë numrat 11. Ka qenë numri im me fat që kur isha fëmijë i vogël. Është shumë e veçantë ta ndaj këtë me të.”-tha ajo.

Të fundit

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Një thirrje për të pranuar Shqipërinë si fqinje dhe mike

Nga Mero Baze Ndërkohë që fjalimi i Edi Ramës sapo kishte përfunduar në ballkonin e një apartamenti në Acharnon, një nga bulevardet kryesore të Greqisë,...

Lajme të tjera

Web TV