Dita e sotme ka shënuar rënie temepraturash jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin.
Këto temperatura të ulëta kanë bërë që në Kosovë të bien reshjet e para të dëborës.
“Prishtina Weather” ka publikuar dy fotografi nga kamerat e vendosura në Brod dhe Brezovicë, e ku shihet se në mëngjesin e sotëm kanë rënë shtresat e para të borës.
Fotografitë e publikuara janë marrë nga Gjirafa Slow Tv.
Bora ka filluar herët dhe si duket na pret një dimër i gjatë dhe i ftohtë përpara.