Opozita bëhet gati për protestë, Rama ndan fotot nga Parisi krah Macron dhe Abazoviç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Forumi i Paqes, ku shihet krah presidentit francez Emmanuel Macron.

Në album përfshin një fotografi me çiftin Macron, momenti gjatë fjalës në panel, si dhe qëndrimi krah më krah me Dritan Abazoviç.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama tha në Paris se nuk përjashtohet mundësia e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor për shkak të ndikimit rus.

I ftuar në Forumin e Paqes, Rama ngriti shqetësimin se Ballkani është në një moment të brishtë për shkak të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris mblodhi liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

 

Të fundit

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata do të jetë e vlefshme...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Lajme të tjera

Web TV