VIDEO/ Italia mund Shqipërinë në “Air Albania” me rezultat 3-1, kuqezinjtë tregojnë zemër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria del e mposhtur nga miqësorja e luksit në Air Albania teksa sfida me Italinë përfundoi me rezultatin 1-3. Megjithatë, duhet përmendur se ishte një sfidë të cilën kuqezinjtë e përballuan me dinjitet ndërsa në disa raste iu mungoi edhe fati me Roshin apo Bajramin që u ndalën nga tranversa.

Nga ana tjetër, axurrët na ndëshkuan në momentet më të mira duke nxjerrë në pah se jo më kot janë Kampionët e Europës në fuqi. Sa i takon ndeshjes, minutat e pjesës së parë panë Brojën protagonist teksa sulmuesi kuqezinjve detyroi Bastonin të shkaktonte faull. Pikërisht. Këtë goditje dënimi e shfrytëzuan në maksimum lojtarët shqiptarë teksa në minutën e 16-të me kokë shënoi Ardian Ismajli.

Stadiumi në festë, por që për fat të keq atmosfera elektrizuese zgjati pak pasi miqtë barazuan me anë të Di Lorenzos në minutën e 20-të.

Në të 25-tën, katër herë Kampionët e Botës kaluan në avantazh me anë të Grifos që mposhti Berishën. Fundi i pjesës së parë, solli një dëmtim të rëndë për Tonalin e Milanit që u përplas keq në fushë dhe u largua me barelë, ndërsa në limite, Zaniolo u ndal nga shtylla.

Në pjesën e dytë, sërish Broja protagonist që kalon disa nga lojtarët italianë, por në fund ndalet nga Verrati. Në të 48-tën, Kumbulla i afrohet golit por goditja me kokë e mbrojtësit ndalet nga portieri Meret. Janë minuta të nxehta në Air Albania teksa Uzuni ndalet nga tranversa, ashtu si edhe Grifo nga krahu tjetër. Ndërkaq, në të 60-tën, Bare përplaset me Verratin me mesfushorin kuqezi që i tregon “muskujt” lojtarit të PSG.

Lexo edhe :  De Bruyne te Napoli merr numrin e legjendës Maradona! Presion për belgun?

Dy minuta më pas, Bajrami ndalet nga transversa ndërsa në vijimin e aksionit, Bonuçi shpëton në vijën fatale goditjen e Lenjanit.

Ndërkohë, në të 63-tën vërtetohet ligji i pashkruar i futbollit me Grifon që ndëshkon sërish Berishën dhe i dhuron golin e tretë axurrëve.

Në vijim, Shqipëria pati mundësi me anë të Roshit dhe Skukës që provoi një goditje spektakolare por që në fund u ndalën nga Meret. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe në Air Albani, Italia triumfoi përballë Shqipërisë.

Të fundit

Rreziku nga qumështi ambulant/ 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të...

Trump përmbushi ëndrrën sovraniste të opozitës shqiptare

Nga Mero Baze Vendimi që Departamenti i Shtetit të mos komentojë më mbi ndershmërinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja është një ikje nga...

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po...

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono. Por, pavarësisht këtyre...

Mbi 30 mln paund/ Sa do të paguajë CEO i Astronomer në rast divorci për tradhtinë virale

Përqafimi viral që zbuloi tradhtinë e CEO-s së Astronomer mund t’i kushtojë Andy Byron mbi 30 milionë paund në rast se bashkëshortja, e cila...

Lajme të tjera

Web TV