Asllani thumbon Rejën: “Mezi e pisja ndeshjen me Italinë, pyesni trajnerin pse nuk luaj”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Asllani deklaroi për SuperSport se mezi e priste ndeshjen me Italinë dhe nuk e fshehu zhgënjimin që nuk e nisi nga minuta e parë, teksa tha se për aktivizimin e paktë, duhej pyetur trajneri Reja.

A e prisnit një aktivizim nga minuta e parë?

Kam dy muaj që e prisja këtë takim dhe doja të luaja nga fillimi. Nuk e nisa titullar dhe nuk ka problem. Kur erdhi momenti im, u përpoqa të ndihmoj skuadrën. Nuk ia dolëm, por besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Ndaj Italisë ishte shumë e vështirë…

E nisëm mirë këtë ndeshje dhe duhej të mbanim sa më shumë avantazhin, por nuk ia dolëm. Më pas kishim raste të rihapnim ndeshjen , por nuk na eci as me traversat, përveçse kundërshtari është shumë i fortë.

Pse ka kaq pak minuta për Asllanin në Kombëtare, ndonëse edhe publiku të do?

Nuk e di dhe për këtë duhet të pyesni trajnerin. Unë jam këtu, stërvitem mirë dhe jam gjithmonë gati, por nuk e di pse nuk aktivizohem shumë.

A ka probleme komunikimi mes Asllanit dhe Rejës?

Komunikimi është njësoj si me gjithë të tjerët. Unë e respektoj dhe ai më respekton. Jam gjithmonë i lumtur kur vij këtu, por në fund zgjedhjet i bën trajneri. Formacionin e vendos trajneri.Kristjan Asllani thumbon Rejën: Mezi e prisja ndeshjen me Italinë,

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV