Shkodra nën ujë/ Evakuohen 140 persona, mbi 240 efektivë të FA në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë informacione mbi situatën në zonat e përmbytura dhe kryesisht në Shkodër.

“E jashtëzakonshme, prurjet kanë qenë me intensitet mbi 2 mijë metër kub për sekondë, prurje e jashtëzakonshme dhe reshje nga të gjithë lumenjtë drejt basenit të Drinit”, është shprehur Çako.

Në një lidhje telefonike me “MCN Live”, Çako tha se në Shkodër janë ngritur dhe angazhuar të gjitha mjetet dhe situata po menaxhohet në bashkëpunim me prefekturën, bashkinë dhe institucionet përkatëse.

Ai ka thënë se janë evakuuar rreth 140 persona nga zonat ku ka pasur prezencë uji në banesa dhe janë identifikuar nevojat.

“Në shërbim ndodhen gjithë Forcat e Armatosura, ato operacionale, por dhe vullnetarë të angazhuar nga pushteti vendor dhe institucionet qendrore.

Janë angazhuar në kapacitete të plota Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës. Janë në kontakt intensiv gjithë autoritetet për menaxhimin e ujërave dhe basenave”, është shprehur më tej Çako.

Sipas tij, qytetarët janë njoftuar në kohë dhe janë ndihmuar në evakuimin nga ato banesa që janë në risk, të cilat janë përmbytur më parë dhe përmbyten edhe aktualisht për shkak të pozicionit që kanë kryesisht në zonën e Nënshkodrës.

“Intensiteti i pashkëputur i reshjeve në zona të caktuara çon në rritjen e prurjeve në basenet kryesore që kanë efekte në pjesën e Nënshkodrës, por edhe në Malësinë e Madhe dhe Lezhë, ku prurjet kanë qenë të menjëhershme dhe të furishme dhe kanë sjellë edhe pasojat e dëmtimeve.

Hidrocentralet janë në punë, kanë qenë në punë, jemi dëshmitarë që kanë qenë në nivelin maksimal dhe nuk mund të konsiderojmë prurjet apo shkarkimin e hidrocentraleve si shkaktarë të kësaj situate.

Lexo edhe :  Dhjetëra punonjës të Bankers Petroleum protestë para zyrave të kompanisë në Marinzë!

KESH është në punë dhe ndjek të gjithë nivelet. Nuk jemi në situata kritike për basenet e Drinit”, ka thënë më tej ai.

Të fundit

Zbardhet dinamika e konfliktit me armë në Laç, policia shoqëron disa persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën...

Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç. E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse...

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana...

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë...

‘Këto janë ditët vendimtare’/ Berisha mesazh kandidatëve: Punoni 16 orë në ditë

Ndërsa na ndajnë 8 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh drejtuesve politikë të qarqeve, kandidatëve...

Lajme të tjera

Web TV