Videoja virale/ Delet ecnin në formë rrethi përr 12 ditë rresht, zbulohet misteri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e kaluar, një video që tregonte një grup delesh në një fermë në Kinë duke ecur në formë rrethi për 12 ditë u bë virale. Pronari i fermës deklaroi se nuk arrinte ta kuptonte sjellën e tyre.Videoja origjinale u publikua nga kanali kinez People’s Daily i kontrolluar nga shteti.

Nuk u desh shumë, në fakt, që të zhvillohen teori konspirative që shkuan aq larg sa të flitej për një shenjë që tregonte fundin e botës.

Sipas shkencëtarëve, megjithatë, shpjegimi i sjelljes së deleve ka shkaqe krejtësisht të natyrshme dhe sigurisht që nuk lidhet me sëmundjen listeriozë, e cila mund të shkaktojë çorientim te kafshët, pasi të gjitha kafshët e prekura prej saj ngordhin pas 48 orësh.

“Duket se këto dele kanë qenë në këtë kullotë të veçantë për një periudhë të gjatë kohore dhe kjo mund t’i ketë bërë ato të adoptojnë një sjellje stereotipe me ciklin e përsëritur për shkak të stresit që u ka krijuar izolimi i tyre i gjatë,” tha profesori në Departamentin e Bujqësisë në Universitetin e Gloucester, Matt Bell.

Pasi filluan disa dele, më pas u bashkuan të tjera pasi janë kafshë që jetojnë në tufa dhe duan të jenë me ‘miqtë’ e tyre”, shtoi profesori britanik.

Siç thuhet në Manualin Veterinar Merck, sjellja sociale e deleve dominohet nga modeli i tufës në të cilin lëvizjet e kafshëve kontrollohen dhe njësitë mbrohen nga gjuetarët duke u larguar nga rreziku si grup.

Të fundit

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Alizoti: Këtu nuk vriten kandidatët sepse nuk luftohet droga

Deputeti i Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, nga studio e emisionit “Open” në News24 u shpreh se Shqipëria ka të njëjtat kushte si...

Shehi: Parlamenti s’mund të jetë peng i 10 vetëve që veshin nga një bluzë

Dashamir Shehi, kreu i LZHK, tha në emisionin ‘Open” në News24 se protestat mund të merren në konsideratë jo me 300 vetë, por nëse...

Lajme të tjera

Web TV