Sulmet ruse, ndërprerje të mëdha energjie në Ukrainë dhe Moldavi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektrike, pas sulmeve të njëpasnjëshme ruse që janë raportuar në disa qytete, përfshirë kryeqytetin Kievin.

Shteti fqinj, Moldavia, ka raportuar po ashtu ndërprerje të energjisë, ndonëse nuk është goditur drejtpërdrejt. Kryetari i Lvivit u ka bërë thirrje banorëve që të gjejnë vende strehimi, derisa zyrtarët e rajonit të Kievit kanë thënë se janë dëmtuar shtëpi dhe infrastrukturë kritike.

Rusia ka shtuar së fundi sulmet ndaj rrjetit ukrainas të energjisë. Zëvendëskryeministri moldav, Andrei Spinu, ka thënë që më shumë se gjysma e Moldavisë ka mbetur pa rrymë. “Ndërprerje të mëdha të energisë në Moldavi, pas sulmeve të sotme ruse në infrastrukturën ukrainase të energjisë”, ka thënë ai.

Besohet që sulmet ruse kanë shkatërruar gjysmën e sistemin ukrainas të energjisë dhe miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë, teksa dimri afrohet.

Ditëve të fundit, autoritetet u kanë thënë banorëve që duhet të konsiderojnë edhe mundësinë e largimit nga shteti për të zvogëluar kërkesën në rrjetin energjetik.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të fundit

Trump kërcënon Zelenskyn/ Paqe tani ose do ta humbësh vendin

Kievi është me shpinën për muri. Në cep. Donald Trump i ka dhënë një ultimatum Zelenskyt. “Kam marrëveshjen me Rusinë” duke...

24 Prilli – Dita e Aviacionit/ Aviacioni luftarak, nga krenaria te harresa

Nga Leonard Veizi Më 24 prill Shqipëria përkujton Ditën e Aviacionit, një datë që dikur përfaqësonte krenarinë e Forcave të Armatosura dhe ëndrrën e fluturimit...

Zgjedhjet 2025/ Nisin akuzat për presion votash nga grupet kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta lidhur me kërcënimët sipas tij që po ju bëhen qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste. Ai...

Politikë dhe drejtësi/ Veliaj mbetet në burg, për fatin e Berishës vendoset sot

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrri i tij, Jamarbër Malltezi, pritet të mësojnë sot nëse çështja “Partizani” do të kalojë ose jo për gjykim në...

Letra e panjohur e Nolit për kryediplomatin amerikan

Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të “Vatrës”, i cili shërbeu në gjirin e saj 60 vjet, shkroi afër 40 vjet...

Lajme të tjera

Web TV