Katar 2022/ ‘Samba’ në Katar, Brazili i shënon 2 gola Serbisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili fitoi 2-0 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës. Në stadiumin “Lusail Iconic” ishin të pranishëm më shumë se 88 mijë spektatorë, teksa ndeshja u vendos nga dopieta e Richarlison në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me dy skuadrat e ndrydhura, që më shumë studiuan lojën e njëra-tjetrës. Rastet në pjesën e parë ishin të pakta, me 45 minutat që u mbyllën 0-0

Në pjesën e dytë skuadra e Tite do ndryshonte ritmin, me Raphinha që humbi një rast të artë. Pas tij ishte radha e Alex Sandro që nga 30 metra të godiste shtyllën e serbëve. Goli i parë i ndeshjes u shënua në të 62 minutë nga Richarlison, teksa sërish sulmuesi i Tottenham shënoi të dytin e ndeshjes dhe dopietën personale në minutën e 73. Kontroll dhe një kthim me gjysmë-roveshatë që mahniti të pranishmit në stadium dhe tifozët që e ndoqën ndeshjen nga ekrani.

Pas ndeshjeve të para në grupin G, Brazili dhe Zvicra kryesojnë me tre pikë, teksa Kameruni dhe Serbia kanë zero pikë.

Të fundit

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat...

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Rama pas takimit me emigrantët/ Shfaqëm dëshirën për të hapur kapitull të ri me Greqinë

Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt kanë bërë për njëri tjetrin përgjatë historisë. Me këtë mesazh e mbyll...

Mami Kiara na prezanton “soundin” më të bukur në botë! (Video)

Vetëm pak ditë më parë dyshja e shumë përfolur e shtypit rozë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër për herë të parë....

Lajme të tjera

Web TV