3 vite nga tërmeti, ambasadorja e BE: Do të vazhdojmë programet tona për rindërtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e BE në vendin tonë Christiane Hohmann ka përkujtuar 3 vjetorin nga tërmeti tragjik që goditi vendin tonë dhe la pas 51 viktima.

Përmes një video-mesazhi Hohmann thotë se pas tre vitesh, shumë shkolla, kopshte dhe vende historike janë rindërtuar falë mbështetjes së BE-së. Ambasadorja thekson se do të vazhdojnë me dy programet ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ për të përfunduar rindërtimin e tyre. Hohmann thotë se BE do vazhdojë ta mbështesë vendin tonë.

“Sot tre vjet më vonë shohim një numër shkollash dhe kopshtesh që janë rindërtuar. Shohim vende historike që janë restauruar dhe po restaurohen tani. Me moton tonë ‘Të rindërtojmë më mirë’, tani kemi shkolla që përmbushin standardet europiane dhe vende historike që janë rindërtuar me gjithë shkëlqimin e tyre për t’u gëzuar nga brezat e ardhshëm. Në do të vazhdojmë me programet tona kryesore ‘BE për kulturën’ dhe ‘BE për shkollat’ që të vazhdojmë rindërtimin. Tani dua të falënderoj popullin shqiptar për rezistencën dhe forcën për ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues. Jam këtu për t’iu bërë edhe një premtim: BE është këtu që të vazhdojë t’iu mbështesë, por edhe për t’iu ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në BE”, thotë ambasadorja.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV