Më shumë policë edhe se kur erdhi Papa, Tirana “blindohet” më 6 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti do të “blindohet” të martën e 6 dhjetorit, kur në Shqipëri do të vijnë krerët më të lartë të Europës. Mësohet se rreth 1,500 policë do të vihen në gatishmëri dhe do të angazhohen për sigurinë e liderëve të disa shteteve dhe institucioneve më të rëndësishme europiane.

Mirëpo, të martën e ardhshme Tirana nuk do të presë vetëm krerët e Europës, pasi atë ditë opozita ka lajmëruar një protestë kombëtare dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës kanë refuzuar lejen e kërkuar nga Partia Demokratike, me arsyetimin se tubimi në të njëjtin vend ku do të mbërrijnë dhe liderët europianë, përbën kërcënim për sigurinë publike dhe kombëtare.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar për të garantuar të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime paqësore dhe mirëpret çdo njoftim Tuajin për zhvillimin e tubimit në një vend alternativ, jashtë perimetrit të sigurisë”, thuhej në përgjigjen e drejtorit Lenc Panganika për selinë blu.

Një pjesë e efektivëve do angazhohet në eskortimin e delegacioneve që do të mbërrijnë në vendin tonë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Përveç stafeve dhe personave të akredituar, në perimetrin e sigurisë që nis nga Kryeministria, vazhdon në drejtim të Pallatit të Kongreseve dhe përreth stadiumit “Air Albania”, nuk do të mund të kalohet nga askush tjetër.

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, është cilësuar historik për Shqipërinë dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV