Shqiptarët festë në Londër/ Daily Mail: Makina që kushtojnë deri në 160 mijë paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Daily Mail i ka kushtuar një artikull festës së shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në Londër për festimet mbi 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në shkrimin e medias britanike bie në sy përqendimi në makinat e shtrenjta të shqiptarëve të cilët kanë bllokuar rrugët e Londrës duke krijuar një atmosferë fantastike festimesh.

“Pamjet video të shpërndara në internet tregojnë Audit, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjithë ndalojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.

Në klipe të ndryshme, burra dhe gra mund të shihen duke valëvitur flamurin shqiptar ndërsa varen nga xhamat e makinave të tyre – duke përfshirë një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasës G, të cilat kushtojnë përkatësisht rreth 120,000 dhe 160,000 £”-shkruhet në artikull.

Gjatë festimeve pati fishekzjarrë të shumta të lëshuara nga shqiptarët. Ndërsa kjo gjë ka shfqur zemërim tek shoferët vendas të cilët e cilësuan këtë organizim si ‘egoist’ duke qenë se bllokonte qarkullimin.

Një prej përdoruesve të twitter-it shkroi: Shqiptarët në Londër që festonin Ditën e Pavarësisë, bllokuan me egoizëm sheshin Strand dhe Trafalgar, ndërsa njerëzit dilnin nga teatrot në orën 22:00.

Të fundit

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Hidhet shorti, Irena Gjoka caktohet gjyqtarja e seancës paraprake për dosjen e Ilir Metës

Gjyqtarja Irena Gjoka është caktuar me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e...

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian...

Mavijosja në dorën e Trump, çfarë do të thotë?

Imazhet e fundit të mavijosjes së duarve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë rinisur debatin mbi shëndetin e tij. Një gjë e tillë...

Lajme të tjera

Web TV