Zgjedhjet e 14 majit, ja sa do të paguhen anëtarët e komisioneve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 14 maj 2023 do të mbahen zgjedhjet vendore. Komisionerët që propozohen nga partitë paguhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas dokumenteve të KQZ, kryetarët dhe zv.kryetarët që do të angazhohen për zgjedhjet lokale do të marrin shpërblim nga 65 mijë – 120 mijë lekë.

Më konkretisht, 65 mijë lekë do të marrin ata që kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 qendra votimi. 100 mijë lekë do të marrin ata që kanë në juridiksion 50-80 qendra votimi. Ndërsa vlerën 120 mijë lekë do marrin ata të cilat kanë në juridiksionin e tyre do të kenë më shumë se 80 qendra votimi. Pak a shumë e njëjta masë shpërblimi aplikohet edhe për sekretarin e KZAZ-së, ndërsa anëtarët e thjeshtë të KZAZ-ve do të paguhen nga 600 mijë lekë.

“Sekretari i KZAZ-së nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve:

Në vlerën 60.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 (pesëdhjetë) qendra votimi

Në vlerën 95.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 (pesëdhjetë) deri në 80 (tetëdhjetë mijë) qendra votimi.

Në vlerën 118.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 qendra votimi”, thuhet në njoftim.

Ndërsa anëtari i KZAZ-së shpërblehet në vlerën 60.000 lekë, nga momenti i konstituimit të saj deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kryetari i Komisionit të Qendrës së Votimit (KQV) shpërblehet në vlerën 4.000 lekë.  Anëtari dhe Sekretari i KQV-së shpërblehet në vlerën 3.500 lekë. Anëtari i Grupit të Numërimit të Votave (GNV) shpërblehet në vlerën 6.000 lekë.

Të fundit

Harroi që ishin kamerat/ Çfarë porosie i dha Julit para se të dilte: Boh, a na dëgjuan

Pas surprizës së bukur, ku takoi vajzën e tij Reinën, Julian Deda u surprizua kur mes banorëve gjeti djalin...

Njihuni me 5 rracat e qenve më të shtrenjtë në botë

Qentë janë një nga kafshët shtëpiake, shumë të dashura nga njerëzit. Ata janë të rracave të ndryshme, por disa dallohen për çmimin e tyre...

Vajzat mbi 30 vjeç janë “plaka”/ Gjinekologia: Mosha kur rritet mundësia për abort

Mëngjesin e sotëm në “7pa5” është diskutuar për një temë sensitive, aborti. Çfarë e shkakton abortin, kur është mosha më e rrezikuar dhe kur...

Arsyet përse nuk duhet të kombinoni sodën e bukës me limon për të zbardhur dhëmbët

Soda e bukës është një produkt kimik ushqimor me veti ‘magjike’, pasi përbërja e saj rregullon strukturën kimike të organizmit dhe përshpejton shërimin e...

Eurovision 2024/ Rama thirrje shqiptarëve: T’i japim Besës mbështetjen tonë

Shqipëria përfaqësohet më 9 maj në Eurovision me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike. Kryeministri Edi Rama ka...

Lajme të tjera

Web TV