Vizita e liderëve të BE-së në Tiranë, blindohet qyteti, ja rrugët që pritet të bllokohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E marta do ta gjejë Tiranën nën masa të forta sigurie dhe me kufizime të rëndësishme në lëvizjen e njerëzve dhe makinave. Qeveria ka hartuar planin e masave që Samiti i BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojë pa incidente.

Masa e parë është shpallja e datës 6 dhjetor pushim zyrtar për të gjitha institucionet shtetërore që veprojnë në Tiranë, përfshirë edhe shkollat. Synohet kështu të shmangen disa lëvizje të përditshme për të ulur trafikun dhe kaosin.

Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara. Nuk do të lejohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë dhe anasjelltas. Unaza e Tiranës do të jetë pjesërisht e bllokuar, kryesisht në segmentin pranë Taivanit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit e deri tek Rruga e Elbasanit.

Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët përreth kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, Stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve. Këtu nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat dhe as këmbësorët ndërsa perimetri i sigurisë në Bulevardin qendror do të jetë deri tek Hotel Dajti.

Ky do të jetë kufiri edhe për demokratët të cilët atë ditë kanë thirrur një protestë që thonë se do ta bëjnë përpara kryeministrisë. Policia nuk do t’i lejojë ata ta kalojnë urën e Lanës tek Hotel Dajti dhe as në rrugë të tjera lidhëse, duke i penguar t’i afrohen zyrave të qeverisë apo ambienteve ku do të jenë liderët e BE-së.

Disa prej krerëve të shteteve të BE-së do të vijnë të hënën pasdite për disa takime dypalëshe me Edi Ramën.

Ndërsa të marten në orën 10, kryeministri shqiptar do t’i presë liderët në sheshin Italia dhe mbledhja do të kryhet në hotelin që ndodhet pranë Stadiumit Air Albania. Në fund, Edi Rama do të ketë konferencë përmbyllëse me Charles Michel në Pallatin e Kongrese, ndërsa edhe Macron do të ketë komunikimin e tij me median.

Lexo edhe :  Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

Mysafiri i fundit në Tiranë, do të jetë kryeministri grek, me të cilin Edi Rama do të ketë takim të veçante pas Samitin dhe një Komunikim për shtyp.

Të fundit

Balluku inspekton punimet në Qukës – Qafë Plloçë: Hapet brenda verës

Ashtu sikurse njoftoi në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, se këtë verë përfundon një nga...

Skënder Minxhozi: Çfarë mesazhi na dha sot SHBA me një postim të thjeshtë

Titulli origjinal i shkrimit ishte "Amerika foli... dhe uroi!" Ishte e para që dikur mbante qëndrim sa herë që Shqipëria kalonte një situatë delikate, ndërsa...

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji efektive për të rikthyer humorin...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

Lajme të tjera

Web TV