Spektakël dritash dhe muzikë në New York , nis zyrtarisht sezoni i festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e Manhattanit në New York për të parë ndezjen e Pemës së Krishtlindjeve, e cila shënoi zyrtarisht nisjen e sezonit të festave.

Momenti kulminant i mbrëmjes ishte numërimi mbrapsht ku 50,000 drita LED shumëngjyrëshe dhe një yll sipër pemës u ndriçua nga miliona kristale.

Spektakël dritash dhe muzikë në New York, qendra Rockefeller ...

Por ndezja e Pemës së Krishtlindjes u bë edhe në Uashington në Shtëpinë e Bardhë ku të pranishëm ishin presidenti Joe Biden së bashku me bashkëshorten e tij.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Biden ktheu vëmendjen tek ata të cilëve u mungon një i afërm apo familjar gjatë festave.

“Ne mbajmë në zemrat tona të gjithë atyre që u mungon një person i dashur sonte dhe gjatë këtij sezoni të Krishtlindjeve. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që i ngushëllojnë dhe u japin mbështetje. Kjo është Amerika. Një komb plot talent dhe aspirata, i guximshëm dhe i patrembur. Një komb që dhemb dhe shëron, por kurrë nuk dorëzohet”, tha Biden.

Krishtlindjet - në një qytet të mrekullueshm - Bota Sot

Kjo është ceremonia e 100-të e ndezjes së pemës së Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i 30 i SHBA-së Kellvin Kullixh priti ceremoninë e parë Kombëtare të Pemës së Krishtlindjes në vitin 1923.

Të fundit

Do dërgohej në kampin e Gjadrit, marokeni kryen vetëvrasje në burg

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer vetëvrasje në...

Milani nis punën për të ardhmen, kuqezinjtë mbyllin rinovimin e dy talentave të skuadrës

Milani po punon për të ardhmen ku në krye si drejtor sportiv pritet të jetë Igli Tare. Kuqezinjtë sot kanë zyrtarizuar rinovimin me dy...

KLSH , 100 vite në shërbim të interesit publik dhe të integritetit shtetëror

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit, me plot krenari të ligjshme, festoi një jubilar të rëndësishëm , me shumë risi dhe kontribut për...

Ju prezantojmë me burrin që nuk prek tokën prej 25 vitesh

Jeta e Mario Salcedos mori një kthesë të pazakontë në vitin 1997, kur pas një karriere të suksesshme në financë, vendosi të shkojë në...

Ndahet nga jeta Kongresmeni Amerikan, Mimi Kodheli: Gerry ishte mik i madh i Shqipërisë

Kongresmeni i shtetit të Virxhinias në SHBA, Gerry Connolly ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, disa javë pasi njoftoi se kanceri i tij...

Lajme të tjera

Web TV