Këngëtari i njohur shqiptar: Zvicerianët mendonin se ‘shqiptari është ai që vjedh’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjon’s Tears, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për këngën e tij “Pure”. Por jo vetëm kaq, pasi ai gjithashtu tregoi se si u ndie në fillim kur shkoi të jetonte në Zvicër.

Lidhur me këngën e tij “Pure”, artisti me kuptimin e plotë të fjalës tha:

“Ideja e projektit ishte të kem një këngë më optimiste, të flisja për bukurinë e pafajësisë së jetës. Ishte shumë e rëndësishme për mua të këm një këngë optimiste”.

Kujtojmë se kënga është edhe pjesë e Top List dhe ju mund ta votoni për të ngjitur majat e klasifikimit.

Por cilat janë projektet e tij të ardhshme?

“Pothuajse gjithë albumi është gati. Por muzika është biznes, strategji. Prandaj do marr pak kohë. Kjo është më e komplikuar për mua, që muzika do shumë kohë për t’u zhvilluar”, tha artisti.

Më tej në intervistë, Gjon’s Tears u shpreh shumë krenar dhe i lumtur për multikulturalizmin e tij.

“Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thonin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm”, vijoi ai.

Ndërkohë, një njeri shumë i rëndësishëm në jetën e tij padyshim që është edhe gjyshi, për të cilin ësthë shprehur edhe në intervista të mëparshme. Kujtojmë, rrëfimin e sinqertë ekskluziv për TAR në “A Live Night”.

Gjyshi më ka mësuar të këndoj për herë të parë. Gjyshi filloi të qante dhe lotët i kam marrë me vete në emrin e skenës. Kam shumë fat që është akoma këtu. I kam bërë të gjitha shpejt që ai t’i shohë.

Të fundit

Socialistët nisin festën!/ Rama mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrv 83 ulëse në Parlamentin...

Ngushëllimi i demokratëve/ Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten!

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga...

Disfata historike e PD në Fier/ Reagon më në fund Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer!

Partia Demokratike pësoi një disfatë të thellë në qarkun e Fierit, listën e të cilit ai e kryesonte si drejtues politik, por kjo nuk...

Të sigurtët që mbetën jashtë kuvendit në listën e PD-së, ja qarqet ku u tkurrën (EMRAT)

Teksa ka përfunduar procesi i numërimit të votave brenda vendit dhe aktualisht po numërohet vota e diasporës, Partia Socialiste ka fituar deri më tani...

Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.5 lekë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV