Ori Nebiaj mbyll rrugëtimin në ‘Përputhen’ dhe nis karrierën në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oriela Nebijaj ka mbyllur karrierën në television, për të vijuar një të re në politikë. Sekondat e fundit e kësaj puntate të “Përputhen” iu kushtuan përshëndetjes së fundit të Nebijajt për publikun, e cila zyrtarisht është deputetja më e re në Kuvend. Moderatorja tha se do të bëjë maksimumin e saj për të përmbushur misionin e saj si deputete e Partisë Demokratike. Nebijaj falenderoi edhe TopChannel për mundësinë e dhënë për të qenë pjesë e ekranit për gjashtë vite rresht.

“Ka qenë një rrugëtim dypalësh. Televizioni ka qenë diçka që më ka dhënë një satisfaksion. I jam mirënjohëse TopChannel sepse për gjashtë vite kam qenë pjesë e tij, pasi Eno Popi më bëri ftesën. Tashmë kam një tjetër sfidë. E pranova mandatin me përgjegjësinë më të madhe, unë do bëj maksimumin tim, pastaj nëse diçka nuk është në dorën time, nuk kam se çfarë të bëj. Unë me ndërgjegjie të pastër, do të di që kam dhënë më të mirën,”- tha Nebijaj.

Nebijaj e mori mandatin pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Duma startoi emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV