‘Aventurat’ e 5 shoqeve/ Rrëfehet Shpresa: Burrin e kam gënjyer sa të duash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ato janë një grup shoqesh të cilat i gjenden gjithnjë pranë njëra-tjetrës. Mes monotonisë dhe vështirësive të jetës ato kanë kuptuar se tashmë mund të jetojnë një jetë të dytë. Shpesh organizojnë udhëtime apo evente nga më të ndryshmet, të cilat organizohen nga më e madhja në moshë prej tyre Llambrinia. Pikërisht për të falenderuar këtë “zonjë engjëll” siç e quajnë pesë mikeshat e saj, ishin këtë të diel në rubrikën “Kam Një Mesazh Për ty” në “E Diela Shqiptare”.

E ndërsa secila ka treguar historinë e saj, Shpresa ka zbuluar se duke qenë se eventet që organizonin së bashku me shoqet ishin të shpeshta, herë-pas herë, e gënjente burrin dhe nuk i thoshte se kishte shkuar në udhëtim, por se kishte mbledhje pune.

Shpresa: Jeta ime ka qenë monotone, i përkushtohesha familjes, fëmijëve, nuk më dilte kohë, jo vetëm që nuk kisha kohë, por nuk kisha shoqe. Goca e tezes sime më mori në udhëtim. Udhëtimi im i parë ishte Valbona, ishte një mrekulli. U bëra pjesë e këtij grupi, duke pasur një Llambrini Gjinari që e kemi ftuar sot. Ajo është e përkryer, gojëmbël.

Ardit Gjebrea: Është organizatorja?

Shpresa: Organizatorja. Na gjente edhe udhëtime me çmim më të ulët.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë bashkëshorti nuk jeton më.

Shpresa: Jo.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh?

Shpresa: Bashkëshorti nuk jeton që për një vit e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Për më shumë se 8 vite ti ke ndjekur shoqërinë e gocave. Po burri ç’të thoshte?

Shpresa: Shqip. E kam gënjyer sa të duash. Gënjeshtra të bardha. I thoja kam mbledhje, kur ishim në udhëtime brenda për brenda Tiranës. Këtë e kanë bërë të gjitha gratë jo vetëm unë. Edhe kur vonohesha më thoshte; “po sa mbledhje e gjatë që ishte”, “aman mo se e pimë dhe një kafe”.

Lexo edhe :  Kur shkenca dhe natyra bëhen bashkë, Kina zbulon baterinë bakteriale

Ardit Gjebrea: Por ti ishe me shoqet?

Shpresa: Unë isha me shoqet. Gjithmonë me shoqet.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV