Samiti i BE/ Rama: Protesta e PD, marrëzi e mision i të paguarve nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga mbajtja e samitit të BE në Tiranë dhe protestës së Sali Berishës dhe Ilir Metës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ardhur sërish reagimi i Ramës duke e quajtur atë si një marrëzi të paguar nga Rusia.

Në një atmosferë mjaft të ndezur politike, Liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, por mes protestës. Opozita duket e vendosur për të mbajtur protestën para kryeministrisë, ndërsa policia dhe qeveria i kanë vendosur “kufirin”, si masë sigurie dhe sugjeruar opozitës që protestën ta mbajë në Sheshin Skënderbej. Kryeministri Rama ka komentuar këto zhvillime, duke nisur nga një mesazh i drejtpërdrejtë për presidentin serb Vuçiç, i cili deri më tani ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në samit. “Nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda apo jashtë vendit për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit. Në të kundërt do të ishte katastrofë”, tha Rama. Dëshira për pjesëmarrjen e Vuçiç, duket se ishte dhe arsyeja pse kryeministri u përmbajt të reagonte për fitoren e Zvicrën ndaj Serbisë, ku luajnë shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri. “Do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak. Nuk është e nevojshme”, është shprehur Rama. Kryeministri komentoi edhe masat ekstreme të sigurisë, që sipas tij natyrshëm nuk lejuan organizimin e protestës së opozitës në bulevard. Gjithsesi Rama e konsideroi atë një marrëzi, të motivuar nga interesat personale të një personi non grata që drejton një parti të financuar nga rusët. Ndërkohë, duke folur për takimin e samitit në Tiranë, Rama konfirmoi mungesën e Pedro Sánchez, Kryeministri i Spanjës. “Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”, tha Rama.

Lexo edhe :  Cila është mosha kur ndihesh më i/e vetmuar?

Primaret e Berishës

Në ditën kur demokratët votonin në primare për zgjedhjen e kandidatëve, Rama përgëzoi përpjekjet, por u shpreh i bindur për fitoren më 14 maj. Rama zbuloi edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ku parimisht është diskutuar edhe mundësia për zhvillimin e vizitave të ndërsjella në Londër dhe Tiranë mes dy homologëve. Ndërsa nga samiti i së martës, Rama shprehu pritshmëritë për të bindur unionin të rrisë fondet për bujqësinë dhe investimet strategjike në infrastrukturë, duke i trajtuar vendet e Ballkanit si shtete anëtare.

Reagimi ndaj Vuçiç

Kryeministri Rama në një bashkëbisedim Live në rrjetet sociale, teksa i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve, por edhe të gazetarëve. I pyetur në lidhje me mungesën e Serbisë në Samitin që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar mes Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se Aleksandër Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të vijë në këtë Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë jo vetëm për të, por edhe për Serbinë. “Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mos ardhur në Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë për atë vetë dhe për Serbinë”, tha Kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV