Nuk do të ketë Primare për Tiranën. Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti bënë paktin amerikan për zgjedhjet e 14 Majit. Nëse PD do të fitojë zgjedhjet ata do të qeverisin sëbashku. Alimehmeti u tërhoq nga balotazhi duke ja dhënë në tavolinë garën e Primareve Këlliçit.
Nuk do të ketë primare për Tiranën. Dje në orën 21.00 doktori Ilir Alimehmeti është tërhequr nga balotazhi, duke i dhënë në tavolinë Belind Këlliçit të jetë kandidati zyrtar nga aleanca PD-PL për bashkinë e Tiranës. Nuk dihen arsyet e vërteta se për se Alimehmeti u tërhoq nga gara e 11 dhjetorit. Mund të mendojmë se Alimehmeti do të ketë qëne nënpresion apo ja ka lënë në tavolinë kartën e kandidatit Këlliçmit, pasi vet Alimehmeti nxorri një status ku ka falenderuar ekipin me tij me një shprehje “Sonte pushim, nesër rifillojmë”. Megjithatë duket se kandidatët kanë adoptuar modelin amerikan. Nëse në zgjedhet e 14 Majit fitohen nga Këlliçi atëhere, Alimehmeti do të jetë nënkryetari i saj. Në një konferencë të përbashkët për media, Alimehmeti dhe Këlliçi vlerësuan si garën dhe njëri-tjetrin, dhe njoftuan nisjen e fushatës së përbashkët. “Anëtarësia shprehu me votë se kë do të dëshironte për kandidat për Bashkinë, i falenderojmë për një proces nga fillimi në fund pa asnjë vërrejtje. U numëruan nga fillimi në fund pa asnjë problem. Gjithmonë kam qenë i bindur që ka qenë anëtarësia ajo që duhej të shprehej, dhe jo sipmatizantët. Anëtarësia foli, foli në favor të djalit të shkëlqyer që kam në krah, Belind Këlliçit”, tha Alimehmeti. Ndërsa Këlliçi tha se është duke aplikuar modelin e amerikan. “Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi, e realizuar për herë të parë me këtë standard. Ne sot do të aplikojmë modelin amerikan të garës, kam kënaqësinë time më të madhe sot, sot nuk jam unë por jemi ne. Alimehmeti krahu im i djathtë, dhe pas 14 majit si nënkryetar i Bashkisë së Tiranës”, tha ai.
6 bashki në balotazh
Më 11 dhjetor do të shkojmë sërish në zgjedhe pasi 6 bashki dolën në balotazh. Në balotazh do të shkojë zgjedhja për kandidatin për Bashkinë Fier, që do të ndahet mes Evdar Kodhelit dhe Artur Mahmutajt. Në Krujë, Ndriçim Babasi dhe Agron Loka do të përballen në raundin e dytë më 11 dhjetor, ndërsa në Librazhd, Shefki Çota dhe Arjan Leka do të kërkojnë të marrin mbështetjen e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. Në Dibër, në balotazh shkojnë Besnik Alku dhe Ismail Uka, të cilët në raundin e parë nuk u ndanë nga një diferencë e madhe votash. Në Mirditë, Albert Mylyshi dhe Aleksandër Lala do të përballen në raundin e dytë të dielën e ardhshme. Edhe në Mat ka balotazh, ku Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani do të provojnë në raundin e dytë të jenë kandidatët fitues për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Meta: Një risi e shkëlqyer, nis sot rruga e ndryshimit të padiskutueshëm
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur bashkimin e forcave mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit për të garuar në zgjedhjet vendore në bashkinë e Tiranës. Në një postim në Facebook, Meta e ka konsideruar këtë bashkim si një risi, teksa shton se sot nis rruga e ndryshimit të padiskutueshëm. “Këlliçi-Alimehmeti, një risi e shkëlqyer që nis sot rrugën e Ndryshimit të padiskutueshëm në 14 Maj! Mjeku Ilir Alimehmeti u tërhoq sot në mbrëmje nga balotazhi përballë Belind Këlliçit. Ky i fundit tha se mjeku do t’i bashkohet fushatës për bashkinë e Tiranës, ndërsa në rast fitoreje, Alimehmeti do të marrë postin e nën-kryetarit”, shkroi Meta në profilin e tij në Facebook.
Rezultatet e primareve për Tiranën:
Belind Këlliçi – 4040 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Gert Bogdani – 1819 vota
Julian Deda – 157 vota
Adriana Kalaja – 128 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Të pavlefshme – 29 vota
Votues gjithsej – 8470
Berisha ashpërson tonet: Fitore ose të shuhemi!
Ish-kryeministri, Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një takim me demokratët e Degës 2 në Tiranë, ku kërkoi nga anëtarët e PD-së të shumë-fishojnë forcat dhe të triumfojnë në zgjedhjet lokale. Berisha nënvizoi se PD nuk mund të shndërrohet vetëm në një makineri fjale, por duhet përballet me regjimin dhe të fitojë në zgjedhje. “Fitore ose të shuhemi, nuk ka kjo një rrugë të dytë. Se edhe të rrimë dhe t’i bëjmë fresk atij që vodhi votat dhe thotë do i vjedh më shumë akoma, nuk mund të shndërrohemi ne në një makineri fjale. Nuk mund të shndërrohemi në një makineri fjale. Duhet të bëjë secili një debat me veten dhe a kemi ne forcë 100 herë më të madhe për ta qërruar këtë kalbësirë nga pushteti. Ai nuk respekton asnjë normë morale, asnjë rrregull. Kthehuni pak në diktaturë ju kujtohet fliste njeri me gjuhën e tij, si flet në parlament ky. Jo nuk fliste kush, lëshonte ndodnjë të sharë Mehemet Shehu apo Shefqet Peçi, por jo absolutisht jo. Ishin ç’ishin por atë gjuhë nuk përdornin. Ky përdor një gjuhë halabaku në çdo dalje në parlament kundrejt opozitës. Ne kemi shumë problem me atë dhe duhet t’i përgjigjemi”, tha Berisha.