Uniformat blu reagojnë për sulmin fizik ndaj Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.

Hetimet po vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Të fundit

Prognoza e 11 majit, 3 arsye pse rrotacioni politik është mision i pamundur

Zgjedhjet e 11 majit nuk po priten me shumë interes apo bujë nga qytetarët shqiptarë. Kjo është e dukshme,...

“Dosja 5D”, SPAK kërkon burg për Deborah Keçin dhe 3 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes 5D, fraksion 2. Në këtë dosje të pandehur...

Protesta ndaj Albin Kurtit, gazetarët hedhin mikrofonët përtokë kur ai del nga Kuvendi

Gazetarët në Kosovë sot bojkotuan kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas refuzimeve të përsëritura të tij për t’u prononcuar para gazetarëve. Në shenjë proteste...

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbni peshën e tepërt!

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje...

Berisha këmbëngul për një debat me Ramën: Nuk dua t’i jap dorën, por qytetarët presin…

Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sërish kryeministrin Edi Rama për një debat publik. Lideri i opozitës...

Lajme të tjera

Web TV