Mekaniku 8-vjeçar!/ Historia e vogëlushit nga Elbasani që rregullon makinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eloeni vetëm 8 vjeç, është me siguri mekaniku më i vogël i automjeteve.

Edhe pse shpenzon shumë kohë në servisin e makinave, Eloeni nuk i ka lënë pas dore mësimet.

Ai synon që në të ardhmen të bëhet inxhinier.

“Mua më pëlqen të bëj motorët. Mendoj të bëhem inxhinier mekanik kur të rritem”, thotë Eloeni.

Xhaxhai i 8-vjeçarit i cili ka qenë shtysë për nipin që ky i fundit të apasionohet pas makinave, tregon se me këtë ritëm, një ditë Eloeni do të jetë shumë i aftë në këtë punë.

“Është goxha ndihmë se e ka marrë me qejf punën edhe do bëhet shumë i zoti kur të rritet”, thotë Arben Kaja, xhaxhai i 8-vjeçarit.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët që tërhiqen nga teknologjia, Eloeni mezi pret të mbarojë mësimet për të kaluar disa orë në servisin e familjes. Pluhuri, vajrat, grasot e papastërti të tjera që karakterizojnë punën në servis nuk e shqetësojnë aspak Eloenin, i cili me pasionin që ka, i jep shpresë babait dhe xhaxhit të tij se biznesi i tyre do të jetë në duar të sigurta në të ardhmen.

Të fundit

Sentinelezët, fisi më i izoluar në botë/ Pse askush nuk duhet të vizitojë ishullin e tyre

Në orën 10 të mëngjesit të 29 marsit, Mykhailo Viktorovych, një YouTuber 24-vjeçar amerikan, zbarkoi me gomonen e tij në...

Soyuz MS-27 ulet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Sot në mëngjes në orën 07:47 (me orën italiane) u nis një mision i ri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Astronauti i NASA-s Jonny Kim ka...

Pse obeziteti na heq kënaqësinë e të ngrënit?

Shpesh, të prekurit nga obeziteti konsumojnë sasi të mëdha ushqimi , por pa e shijuar atë : kjo nuk ndodh tek njerëzit me peshë normale, të cilët, edhe kur i...

Fjalim në italisht, pica e akullore/ Mbreti Charles feston përvjetorin e martesës në Romë

Mbreti Charles , në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali , mbajti një fjalim këtë pasdite para deputetëve të parlamentit italian. “Fatkeqësisht, jehona...

Thoma Gëllçi ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo

Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi. Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me...

Lajme të tjera

Web TV