Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama jep vlerësimet në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, një ditë pasi priti liderët e vendeve të BE-së në Samitin me Ballkanin Perëndimor, udhëtoi drejt Brukselit ku dha mesazhe të tjera për këtë eveniment, që duket si pikë e madhe kthese për të gjashtë vendet ballkanike që kërkojnë integrimin. Rama: Rreziku rus është real, por në Shqipëri nuk gjen vend.

Rajoni duhet të rrijë bashkë për shkak të ndikimit rus. Ishte kjo kryefjala e diskutimit të kryeministrit Edi Rama në sesionin e diskutimeve në Bruksel, një ditë pas samitit BE-Ballkani perëndimor që u mbajt një të martën në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare përjashtoi ndikimin rus në vendin tonë, por mund të jetë problem në rajon, ndërsa vlerësoi edhe Serbinë. “Në vendet e tyre ndikimi rus është i pranishëm, rreziku rus është real. Në Shqipëri askush nuk do t’ia dijë për Rusinë se kishin Stalinin deri në ‘90 e hoqën qafe më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Kjo është arsyeja pse rajoni duhet të rrijë bashkë. Me një qasje jo shumë aktive nga BE-ja, gjërat mund të bëhen problematike, nga RMV, nga Mali i i Zi dhe përtej kësaj hapësire. Prandaj duhet të bëhemi bashkë, prandaj edhe Serbia është e përfshirë deri tani, jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet, por për të mbajtur të njëjtën linjë në OKB në dënimin e agresionit është mirëfilli pjesë”, tha Rama. Sa i përket anëtarësimit, Rama tha se është i kushtëzuar nga detyrat individuale të bazuara në meritë, por theksoi përkushtimin e besnikërinë ndaj BE-së. “U bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE-së saqë askush nuk mund të na ndalojë. Jo vetëm që jemi të përkushtuar ndaj perandorive. Kemi qenë besnik ndaj Stalinit. Ne do jemi këtu të mbrojmë BE-në nga BE-ja deri në fund. Nëse duan të largohen ne do t’u themi nuk do të ikni. Ata nuk po e hapin derën. Të krijojmë mekanizma afrimi që nuk janë të kushtëzuara nga detyrat individuale të bazuara në meritë. Mendoj që diçka thelbësore po ndryshon, ajo që u sugjeroj miqve të mi mos e shihni ndryshimin përmes anëtarësimit, por në një tjetër mënyrë. Për anëtarësimin duhet të punojmë fort, të bëjmë detyrat e shtëpisë. Nuk mund të kërkojmë diplomë pa bërë universitetin. Të jemi plotësisht të aftë të qëndrojmë me ata”, tha kryeministri Edi Rama. Për samitin e një ditë më parë në Tiranë, Rama tha se Shqipëria solli buzëqeshje në fytyrat e liderëve europianë. “Dje sollëm buzëqeshje në fytyrat e tyre. I patë fytyrat e tyre dje. Ishin më mirë se kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm dhe qytetet e tyre depresive të mëdha. Ishte njësoj sikur njerëzit kishin dalë nga një shpellë për një kohë të gjatë dhe po i gëzoheshin diellit dhe këto janë gjëra të mira që ia dhamë dje BE-së. Buzëqeshja është më e thellë seç duket shqiptarët janë shumë besnikë dhe nuk janë kurrë të mërzitshëm, ne jemi shumë besnikë. Vendi më proevropian në kontinent, ne kemi ardhur nga ferri, jo nga ferri francez që është parajsa që ata e quajnë ferr, por ferri i vërtetë kemi qenë tërësisht të izoluar. Samiti ishte ngjarje e jashtëzakonshme historike. Ishte një sinjal i qartë që BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Ne vijmë nga ferri”, tha ai. Rama u ndal gjatë te Bashkimi Europian duke dhënë një mesazh që të mendojnë më shumë për financat drejt Ballkanit Perëndimor. Teksa u ndal te kriza energjetike dhe fondi 85 miliardë euro për energjinë, Rama nuk e konsideron si lajm të shkëlqyer duke qenë se fondet e alokuara nga BE për Ballkanin janë pjesë e fondit të përvitshëm të IPA. Në këtë rast, fondet merren nga bujqësia për të kaluar në sektorin e energjisë. Po ashtu theksoi se mbajtja e samitit në Tiranë tregoi BE ka nevojë për Ballkanin, njëjtë sa ky i fundit për unionin. Duke u ndalur te anëtarësimi në Bashkimit Europian, Rama u shpreh se duhet të bëjnë detyrat megjithëse theksoi se është e rëndësishme që të ketë bashkëjetesë mes Ballkanit dhe BE. Një mesazh e pati për të rinjtë, të cilëve iu bëri thirrje që të marrin frenat e jetës në dorë dhe mos të presin që gjithçka t’i vijë gati nga prindërit apo politika. Kreu i qeverisë mori shembullin e kryeministres së Italisë, Georgia Meloni duke thënë se ia arriti të luftojë çdo gjë derisa mori drejtimin e vendit të saj. Kreu i qeverisë u ndal edhe në marrëveshjen e nënshkruar mes vendeve të BE dhe Ballkanit, që i jep mundësinë të rinjve shqiptarë që të studiojnë online në çdo universitet të BE-së pa qenë e nevojshme të emigrojnë.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV