Berisha thirrje deputetëve: Mos votoni projektligjin për amnistinë fiskale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit, që të mos votojnë projektligjin për amnistinë fiskale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se aministria fiskale është e rrezikshme për vendin dhe se i shërben vetëm klanit mafioz të kryeministrit Edi Rama.

“Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz”, theksoi kryedemokrati.

Ditën e djeshme, në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, kryeministri Edi Rama tha se amnistia fiskale duhet të ishte bërë më herët, pasi garanton formalizimin e të ardhurave të emigrantëve.

Të fundit

Ndërron jetë ‘presidenti më i varfër’ në botë

Ish-presidenti uruguaian, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Ish-guerili që qeverisi Uruguain nga viti...

Gjirokastër/ Kush janë deputetët që futen në Kuvend nga PS, Tërmet Peçi më i votuari!

Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend...

Viktor Orban uron Ramën/ Fitore bindëse! Mezi pres t’ju takoj të premten në Tiranë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Edi Ramën për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në “X”, Orban shkruan se...

Dritan Hutra dënohet më burgim të përjetshëm

Dan Hutra, shpallet fajtor për vrasjen e 3 grave në mars të vitit 2023 në Tiranë dhe dënohet më burgim të përjetshëm.

Doni fëmijë inteligjentë? Ja disa mënyra për të stimuluar trurin e tyre

Sipas një studimi të ri, lojërat ‘video games’ çdo ditë mund të rrisin fuqinë e trurit të fëmijëve. Në një studim të publikuar këtë javë,...

Lajme të tjera

Web TV