“Në vitin që vjen të organizohemi fuqishëm!”/ Berisha “parashikon” fitoren e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se ardhja në vitin e ri kërkohej një angazhim më i madh politik dhe se kryefjala duhej të ishte organizimi i seksioneve.

“Vit i ri që fillon, kërkon nga PD dhe nga ju, të ketë për kryefjalë organizimin dhe vetëm organizimin. Vetëm ushtritë e organizuara fitojnë betejën. Ne jemi në një betejë ku kemi të gjithë potencialin për ta fituar. Duhet të organizohemi në çdo qelizë. Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektrorale. Ne hyjmë në betejë elektorale, të harrojë njeri që ne bojkotojmë zgjedhjet. Ne hyjmë në betejë dhe suksesi do përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet t’i bëjmë fiktivitetit”-tha Berisha.

Ai u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se kishin edhe betejën me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po tentonte të përçante PD-në.

“Ndeshjen e fuqishme do e fitojmë ne por nga ana tjetër kemi një betejë me Ramën, për pazaret e turpshme që bën për të zhdukur PD-në, nëpërmjet një grushti njerëzish të marrë peng që nuk kanë as ligj as moral. Duhet të bëjmë gjithçka për një fushatë elektorale të fuqishme dhe mbështetje totale të kandidatëve tanë”-shtoi ish kryeministri.

Të fundit

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Lajme të tjera

Web TV