Prishja e pallatit te “Myslim Keta”/ Rama: Ishte ngrehinë e rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për pallatin e shembur ditën e djeshme në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë. Qëndrimet për prishjen e pallatit ‘Myslym Keta’ Rama i mbajti nga Baldushku, ditën e djeshme aty ku i dha 28 familjeve çelësat për shtëpitë e reja. Rama thotë se asnjë person nuk mund të jetonte në atë ambient, pasi ju rrezikohej jeta, për shkak të gjendjes së tij. Kreu i qeverisë theksoi se çdo familje e atij pallati trajtohet me bonusin e qirasë dhe shtëpia e re do t’iu jepet sapo të jetë gati.“Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje ndërkohë që ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme, një ngrehinë që me një goditje të matrapikut binte dy kate menjëherë. Atyre të gjithëve ju jepet bonusi i qirasë dhe ju thuhet kur të ndërtohen apartamentet e reja do merrni një tëri. Çfarë duhet të bëjë qeveria dhe bashkia”, tha Rama. Procesi i rindërtimi u mbyll plotësisht me këto familje, ndërsa Rama theksoi edhe njëherë se shtëpitë janë falas dhe do t’iu jepen qytetarëve me tapi.“Është kënaqësi që para një tjetër Viti të Ri në zonën e Baldushkut përmbyllet plotësisht procesi i rindërtimit. Vitin e ri do ta festojnë përfundimisht në shtëpinë e tyre. Provat e prekshme siç janë këto shtëpi që nuk janë projekte, nuk janë fotografi, video, por shtëpi reale, tregojnë atë që ne jemi zotuar që në krye të herës, që të gjithë ata që humbën shtëpitë në tragjedinë e madhe të tërmetit do të rimarrin shtëpi më të forta më të bukura edhe më të mëdha dhe akoma më e rëndësishme do i marrin pa paguar asnjë qindarkë dhe pa i pasur borxh asnjë qindarkë shtetit”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një media, e cila shkruan se shtëpitë e rindërtuara do merren por qytetarët duhet të paguajnë një kredi të butë.“Lajm i rremë. Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme”, shkruan Rama.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV