Është identifikuar viktima që u gjet i pajetë dy ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se viktima është shtetasi Dalip Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan.
Ai njihej në zonë si një person që konsumonte alkool.
55-vjeçari ishte beqar. Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit. Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kanë menduar se ishte ne gjumë