TRAGJIKE/ Po mbronte shtëpinë nga grabitësit, qëllohet me thikë nëna e dy fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40 vjeçare britanike ka humbur jetën dje teksa përpiqej të mbronte shtëpinë e saj nga grabitësit në Australi.

Emma Lovell vdiq si pasojë e plagëve të marra gjatë bastisjes së shtëpisë së saj në Queensland, ndërsa bashkëshorti Lee, 43 vjeç pësoi plagë serioze nga sulmi.

Fillimisht alarmi ishte dhënë nga qentë e familjes dhe drejtuesi i policisë vendase John Hallam tha për mediat lokale, se i gjithë komuniteti ishte në zi.

Emma humbi jetën nga plagët e pësuara në sulm ndërsa bashkëshorti Lee po trajtohet për plagët, jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka folur pas ngjarjes duke konfirmuar se gruaja “vdiq duke u përpjekur të më mbronte mua dhe familjen tonë”.

Dy 17-vjecarë janë ndaluar ndërkohë të akuzuar për vrasje, tentativë vrasjeje dhe hyrje të qëllimshme në banesë.

Emma e Lee ishin vendosur në Australi nga Ipswich në Britani me dy vajzat e tyre, 11 vjet më parë.

Homazhe të shumta bëheshin në rrjetet sociale për gruan tragjike.

Miku i familjes Martyn McIntee, tha se kishte në plan të vizitonte familjen në fillim të vitit të ri.

Ai tha: “Emma ishte një person i mrekullueshëm, e njihja që në shkollë. Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së saj, vëllezërve, të bashkëshortit Lee dhe vajzave”.

Të fundit

Ironia e Ylli Manjanit: Alma doli në protestë, Safeti doli nga burgu

Safet Gjici është liruar nga burgu dhe pjesën e mbetur të dënimit, do ta kryejë në shtëpi. Kjo, për shkak...

Shtëpia e fëmijërisë së Papës del në shitje me çmim 250,000$

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje...

Shiu i së premtes në Tiranë sëmurë Melonin, kryeministrja anulon gjithçka për dy ditë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është bërë virale në rrjetet sociale gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë, ku...

Tentoi të ndalonte një mjet të rëndë, humb jetën punëtori shqiptar në Itali

Një punonjës shqiptar 56-vjeçar i një kompanie të angazhuar në aktivitete në emër të Hekurudhave Shtetërore Italiane vdiq këtë mëngjes, të hënën më 19 maj, në...

“Kjo nuk është lufta jonë”, Vance: Putin nuk ka strategji për të dalë nga lufta

Nëse Vladimir Putin nuk bindet për një armëpushim me Ukrainën, SHBA zotohet se do të largohet nga negociatat. Këtë fakt e ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV