TRAGJEDI/ Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, raportohet për shtatë të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën shtatë persona u vranë në një shpërthim në një restorant në Nazilli, një lagje e provincës perëndimore turke të Aydin të premten. Po ashtu, raportohet se pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i provincës tha për Anadolu Agency (AA) se gjetjet fillestare treguan se shpërthimi ndodhi ndërsa stafi po ndërronte një bombol bosh gazi të përdorur në kuzhinë, rreth orës 15:30. Sipas tij, katër persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan rrënojat e një restoranti që shiste doner qebap në katin e parë të një ndërtese shumëkatëshe, fasada e së cilës ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e ngjarjes. Imazhet në mediat sociale tregojnë ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit që po shuanin zjarrin ndërsa shtëllunga të dendura tymi shpërthyen nga restoranti, i cili duket se është shkrumbuar pas shpërthimit.

Të fundit

‘Izraeli, jasht Eurovision!/ Deklarata e kryeministrit spanjoll trazon gjeopolitikën

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez pas përfundimit të edicionit të Eurovision të...

“E prisja fitoren e PS”/ Petro Koçi “thumbon” deputetët e Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit të cilat u fituan bindshëm nga krysocialisti Edi Rama. Sipas tij...

Mbretëresha Camilla e dashuruar me Molly-n, prezanton anëtaren më të re të familjes

Pas humbjes së qenit të saj të dashur, Beth, në nëntor 2024, Mbretëresha Camilla ka prezantuar anëtaren më të re të familjes: një Jack...

Diaspora u manipulua? KQZ replikë demokratëve: Procesi ka integritet

Akuzat e demokratëve për manipulim të procesit zgjedhor në diasporë, morën një përgjigje nga Ilirjan Celibashi. I pyetur nga A2 CNN mbi pretendimet e PD-së,...

Një SMS foli qartë: PD nuk do rrotacion, por shpikjen e makinerisë së kohës

Pas disfatës turpëruese të 11 majit, deputeti demokrat Eno Bozdo dha një intervistë të drejtpërdrejtë për një televizion. Me lotë në sy, ai kërkoi...

Lajme të tjera

Web TV