Vuçiç: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe pak si Zelensky

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SERBI– “Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”,kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një konference për mediat.

I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiç ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ideologjia e pushtetit në Kosovës është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Ai thotë se bëhet fjalë për qëndrim ndaj një “krimineli të dënuar për krime naziste”, raporton “Kossev”.

Presidenti serb ka thënë po ashtu se ideologjia e Kurtit dhe “ëndrra” e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe “pak” si presidenti aktual i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Prandaj s’mund ta durojë Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës me pak Zelensky. Prandaj thotë se “Vuciç është Putni i vogël”, tha presidenti serb.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi...

Lajme të tjera

Web TV