Situata në Ukrainë/ Kievi: Kemi çliruar 40% të territoreve të pushtuara nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka pasur armëpushim në Ukrainë, ku granatimet e rënda kanë vazhduar gjatë pushimeve të fundvitit në shumë zona. Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzny tha se rreth 40% e territoreve të pushtuara janë çliruar.

Forcat e Armatosura kanë çliruar 40% të territorit të pushtuar gjatë pushtimit në shkallë të plotë dhe 28% të të gjithë territorit të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014”, tha ai në një postim përmbledhës të vitit 2022 në aplikacionin Telegram.

Vija aktuale e frontit është 1500 kilometra e gjatë, tha gjenerali,  duke theksuar se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë marrë trajnime ushtarake në territorin e 17 vendeve evropiane.

“Falë partnerëve ndërkombëtarë u bë i mundur trajnimi i më shumë se 20,000 ushtarëve. Në vitin 2022, më shumë se 600,000 njerëz u zhvendosën nga zonat e konfliktit dhe më shumë se 2 milion ton mallra humanitare u sollën“, tha ai.

Të fundit

Përgatitje për zgjedhjet e 2025?/ Kryedemokrati Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë...

Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Nga Lorenc Vangjeli Nëse Sali Berisha është mbreti i kurorëzuar, Gazmend Bardhi është princi i errët i inkoherencës. Të dy së bashku, në një listë...

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do...

Burimet ujore në Shqipëri/ Balluku: Në fokus trajtimi i ujërave të ndotura në bregdet

Shqipëria është e angazhuar në mbrojtjen e burimeve ujore. Zëvendëskryministrja Belinda Balluku mbajti fjalën në forumin e menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në...

Mori parfumin në aeroport dhe iku pa paguar, kush është deputeti “skifter”

Një hetim prokurorial Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte...

Lajme të tjera

Web TV