Muaji Janar nisi me temperatura të larta/ Meterologia parashikon se si do të vazhdojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje për Abc Live me gazetaren Sibora Bitri tha se moti i ngrohtë do të vijojë dhe për disa ditë por në pjesën e dytë të Janarit pritet të ketë ulje temperaturash. Pritet që të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe dëborës pas 13 Janarit.

ladja porja

“Nuk presim të kemi ndonjë të ftohtë ekstrem sikurse jemi mësuar gjatë viteve të fundit. Kryesisht fillimi i Janarit ka qenë i ftohtë kur kemi pasur temperatura të ulëta. Krejt ndryshe ka nisur ky vit. Nuk do të na mungojnë ditët e ftohta të dimrit.”, u shpreh Porja.

“Ne presim që në pjesën e dytë të ketë jo vetëm shira por dhe reshje dëbore, sidomos në zonat malore. Pjesa tjetër ka reshje shiu. Parashikohet që ditët e ftohta të jenë pas datës 13.“, shtoi ajo duke folur më pas dhe për motin e acartë që ka prekur SHBA-në.

E pyetur nga gazetarja nëse do të prekemi nga këta temperatura, ajo tha se do të goditen kryesisht vendet veriore të Evropës. “Do të goditen pjesërisht Mbretëria e Bashkuar dhe zonat veriore por ne jemi më poshtë. Këto vijnë më të degraduara si masa ajrore.

Kemi pasur herë pas here nga Poli i Veriut por me temperatura deri në minus 10. Nuk është se ka sinjale për të ashtuquajturën “bomba polare”. Deri nga mesi i Janarit nuk ka temperatura të ulëta.”, tha meteorologia.

Të fundit

Carlo Bollino: Berisha mbetet i vetmuar

Nuk ka krahasim më domethënës për të përshkruar situatën aktuale politike sesa ajo mes dy fotografive të marra sot...

Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me raportin e Bashkimit Evropian për zgjedhjet në Shqipëri, gjatë një...

Ilir Yzeiri: Kjo është një ditë e bukur për Shqipërinë

Samiti e vendeve të Europës që përfshin anëtarët e BE-së dhe të tjera vende jashtë këtij organizmi, siç është rasti ynë, është një forum...

Tensione te “Zogu i I-rë”, Berisha mbërrin në protestë, militantët përzënë mediat

Lideri demokrat Sali Berisha ka mbërritur në protestën e organizuar nga opozita në kryqëzimin e Sheshit Skënderbej me Bulevardin Zogu I, direkt nga Brukseli...

Jashtë parlamentit pas 3 dekadash, vjen reagimi i parë i Pandeli Majkos

Ndërsa procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato preferenciale, po shkon drejt fundit, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko duket se nuk do...

Lajme të tjera

Web TV