“Një nga figurat më të shquara”, Berisha mesazh lamtumire për Papa Benediktin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë këtë të enjte një mesazh lamtumire për Papa Benediktin, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit në një meshë madhështore me praninë e 50 mijë besimtarëve. Krahas mesazhit, Berisha ndan dhe një foto të vjetër me Papën.

“Sot me një funeral dhe meshë madhështore me pranine e mbi 50.000 besimtarvë, të udhëhequr nga shenjtëria e tij Papa Francesku u percoll për në banesën e fundit në Kishën e Shën Pjetrit, Papa Benedict i XVI. Në këtë ceremoni morën pjesë besimtarë të shumtë nga të katërta anët e botës si dhe dignitar dhe qeveritarë nga vende të ndryshme.

Si një nga figurat më të shquara të Kishës Katolike me kontribute historike në reformimin e saj dhe shtyllë kryesore e mendimit teoligjik dhe konservator botëror Papa Benedict i XVI do të nderohet gjithmonë për veprën e tij të ndritur jo vetëm nga besimtarët katolik, por edhe njerëzit e besimeve të tjera në mbarë botën.

Unë ruaj si një thesar shumë të çmuar audineca dhe takime me Shenjtërin e tij. Me këtë rast duke shprehur nderimin tim më të thellë për Papën Benedict i XVI bashkoj lutjen time me të miliona njerëzve, që shpirti i tij i madh të gjej paqen e merituar. Amin”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Të fundit

Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Kur hajdutët e fjalëkalimeve nuk dinë si të ruajnë “plaçkën”, rezultati është miliona e miliona kredenciale të ekspozuara ndaj...

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit në masë” që Sadam Huseini...

Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Leah Pattem* Pas protestave të koordinuara në gjithë Evropën fundjavën e kaluar, është e lehtë që një turist etikisht i ndërgjegjshëm të ndihet në dilemë....

Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli...

Trump u tërhoq, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV