SHBA pritet të dërgojë dhjetëra automjete ushtarake në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndihmë e re armësh amerikane për Ukrainën do të përfshijë rreth 50 automjete luftarake “Bradley”, thanë të enjten dy zyrtarë amerikanë.

Të mërkurën, presidenti Joe Biden tha se dërgimi i automjeteve luftarake “Bradley” në Ukrainë po shqyrtohet për të ndihmuar vendin që po lufton kundër agresionit rus.

Paketa më e fundit e sigurisë për Ukrainën pritet të konfirmohet të premten, thanë zyrtarët që folën në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Automjeti i blinduar që ka një armë të fuqishme, i prodhuar nga “BAE Systems”, ka qenë një nga pajisjet kryesore i përdorur nga Ushtria e SHBA-së për të transportuar trupa nëpër fushat e betejës, që nga mesi i viteve 1980.

Ushtria amerikane ka mijëra “Bradley”, të cilat mund t’u japin ukrainasve më shumë fuqi në fushën e betejës. Vendimi i administratës Biden, megjithatë, nuk përfshin dërgimin edhe të tankeve “Abrams” në Ukrainë, një gjë që është kërkuar nga ukrainasit.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i tha Kongresit të SHBA-së se ndihma amerikane prej dhjetëra miliarda dollarësh për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus nuk është bamirësi, por një investim në sigurinë globale.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar rreth 21.3 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Kievin, pasi konflikti më i madh në Evropë që nga viti 1945 po vazhdon, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar gjithnjë e më shumë armë më të të sofistikuara në Ukrainë. Ndërsa lufta përparonte dhe nevojat e Ukrainës ndryshuan, sisteme më komplekse të armëve, duke përfshirë sistemet raketore të artilerisë së lartë (HIMARS) dhe sistemet e avancuara kombëtare të raketave tokë-ajër (NASAMS), u dërguan në Kiev.

Lexo edhe :  Tërmeti shkundi Turqinë/ Viktima e 29 të plagosur, publikohen pamjet nga rrënojat (VIDEO)

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara u zotuan të dërgojnë sistemin me raketa “Patriot” për të zmbrapsur sulmet me raketa ruse dhe dron. Trajnimi dhe logjistika të tjera rreth përdorimit të “Patriotëve” ende po shqyrtohen.

Ushtria amerikane po punon për të hequr nga përdorimi flotën e saj “Bradley” dhe po punon me industrinë për të ndërtuar një zëvendësues në përpjekje për të modernizuar ushtrinë.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV