“Duam vetëm paqe”/ Serbët protestë në Mitrovicë dhe Shterpcë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Vitrovicën e veriut, protestuesit u mblodhën kundër presidenti Vuçiç dhe partisë Lista Serbe duke i akuzuar për tradhti.

‘Vuçiç– Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”, shkruhej në pankartat e tyre.  Ndërsa akuzuan listën serbe për  “tortura, mburrje, pasurim të pakontrolluar, kërcënime e shantazhe;.

Nga ana tjetër në Shtërpcë protesta u mbajt me pretendimin e “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë” sidomos  pasi dy persona u plagosën në Shtërpcë pak ditë më parë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se  “Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t’i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit.

Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se duan të mbesin ne vendet e tyre”.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë.

Policia e Kosovës njoftoi se mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, deri në përfundimin e protestës, që nisi të dielen në orën 12:00.

Të fundit

Opozita dërgon në Kushtetuese “Profesionet e lira”

Opozita dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, në seancën e dedikuar për paraqitjen e provave, fakte që sipas saj, provojnë se...

Vendimi/ SPAK mban Berishën brenda, ka thyer tre herë masën e sigurisë

Prokurorët e posaçëm kanë konstatuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar nga gjykata pasi ka lejuar persona...

Horoskopi, e mërkurë, 22 maj 2024/ Surprizat e yjeve për shenjat e zodiakut

Dashi Sot disa lajme ose një takim i papritur mund t'ju bëjnë të ndiheni më të fortë dhe më mirë. Demi Nuk është e lehtë të gjesh...

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot që policia...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Lajme të tjera

Web TV