Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Alibeaj për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit njofton se ka rrëzuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja si relatore e çështjes gjyqësore për njohjen e statutit të PD-së. Vendimi për rrëzimin e kërkesës është bërë nga gjyqtarja Edlira Petri.

Ndërkohë gjykata vendosi gjobitjen e Partisë Demokratike me shumën 10 mijë lekë.

Vendimi i gjykatës:

– Mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja.

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

– Gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 (dhjetëmijë) lekë.

– Ky vendim është i formës së prerë.

– Një kopje e vendimit t’u komunikohet gjyqtares Irida Kacerja dhe kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë.

 “Në mungesë të një arsye serioze, që do të vinte objektivisht në dyshim paanësinë e gjyqtares relatore, kërkesa për përjashtimin e saj vlerësohet e pabazë. Në lidhje me këtë, vlen të përmendet se në çështjen Gjon Boçari k. Shqipërisë (Ankimi NR. 10508/02) Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur se: “Lidhur me paanësinë objektive, gjykata tashmë ka konkluduar se fakti i thjeshtë që gjyqtari ka marrë vendim, në vetvete nuk mjafton për të mbështetur dyshimet rreth paanësisë së tij. Ajo që ka rëndësi është qëllimi dhe natyra e veprimeve që kryen ai gjatë 7 procesit gjyqësor. Në të njëjtën mënyrë, njohuritë e detajuara të gjyqtarit mbi çështjen, nuk përbëjnë ndonjë shkak për të dyshuar mbi paanshmërinë e tij gjatë marrjes së vendimit në themel.” – thuhet në vendimin e sqaruar të Gjykatës së Apelit.

 

Të fundit

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Kërkesat e reja minimale të memories dhe ruajtjes për telefonat Android janë publikuar. Me lëshimin e Android 15, Google kërkon...

KESH e kallëzoi për shpifje, GJKKO shtyn gjyqin ndaj deputetit demokrat Gazment Bardhi!

htyhet përsëri seanca gjyqësore në GJKKO për kreun e grupit parlamentar të PD-së, deputetin Gazmend Bardhi, i kallëzuar nga KESH për akuzën e shpifjes. Prokurori Sotir Kllapi ka paraqitur...

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ka dështuar sërish ditën e sotme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas burimeve bëhet me dije se seanca dështoi për shkak...

Berisha sfidon sërish Ramën: Pse nuk pranon debat me mua në studiot televizive?

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live. Sipas tij, Rama refuzon çdo...

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë se shumë marka luksoze i...

Lajme të tjera

Web TV