Përjashtimet në PD, Baçi: Berisha e ka shumë të rëndësishme të marr grupin, qëllimi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në studion e Faxnews ka qenë analisti Agim Baçi, për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në Partinë Demokratike.

Baçi tha se gjithçka që po ndodh është luftë për pushtet. Ai shtoi se Alibeaj me shkarkimin e 4 deputetëve  nga grupi thjesht e formalizoi.

Më tej Baçi tha për Faxnews se qëllimi i Berishës është tërheqja e Alibeajt nga gjyqet dhe njohja e tij zyrtarisht si kryetar i PD

Baçi: Nuk ka përjashtim që ta forcojë një parti, tregojnë që ka një krizë. Behet fjalë për nje vendim të një kryesie të vitit të shkuar. Është një vendim që thjesht Alibeaj në formalitet e zbatoi. Gjithcka kishte nisur më përpara kur mediat raportuan se deputeti Salianji kishte nisur firmat për shkarkimin dhe zëvendeimin e Alibeaj. Ka një paradoks të madh këtu se zoti Shehu, Bylykbashi që i kam dëgjuar, qoftë edhe Këllici, deklarojnë se kanë mbajt qëndrime të ashpra për Aliebjan por nga ana tjetër nuk e kanë njohur se kanë për kryetar grupi Luciano Bocin. Pse duhet të zemërohen kur parimisht e kanë shkarkuar Alibeajn.

Kjo është thjesht cështje numrash, se grupi parlamentar është i vetmi institucion i pakontestueshëm nga ana e ligjshëmrisë por edhe autoritetit. I vetmi që ka legjitimitet është grupi parlamentar sepse është votuar, ka votën e demokratëve. Berisha e ka shumë të rëndësishme të marr grupin, prandaj bëhet dhe kjo beteja..

Ka të bëjë se kush do të ketë kontrollin e politikave që do të bëhen në Kuvend.

Mbledhja e firmave nga Salinaji

Zoti Salianji tentoi të bënte atë që Berisha nuk e arriti me zotin Boci kur e shpalli si kryetar grupi, dhe tenton tani të ndryshojë ekuilibrat, dhe duke gjetur një të ndërmjetëm, që më 8 janar ka qenë brenda godinës dhe tani tenton të bashkojë grupet.

Lexo edhe :  PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas kësaj beteje është këmbëngulja e zotit Berisha për të ndryshuar planet me Alibejan, se rënia nga kreu i grupit parlamentar, mdryshon politikat, mund të ketë tërheqje. Qëllimi i Berishës është tërheqja e Alibeajt nga gjyqet dhe njohja e tij zyrtarisht si kryetar i PD. Është luftë për pushtet.

Të fundit

“Pse duhej pritur Trump për armëpushimin?” Rama: Skuadër bashkërenduese të KPE

Do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një...

Lapaj reagon me vargjet e Hygosë: Të dua, Shqipëri! Në mbettë veç një, unë do të jem ai

Adriatik Lapaj nga koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet nga reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur...

Refuzimi ndaj Britanisë dhe distancimi nga Turqia, dy golat e Ramës në samitin e BE

ALTIN KETRO - Le t'i pranojmë nja dy gjëra, pavarësisht se nuk e duam Ramën: Refuzimi publik që i bëri kryeministrit anglez, në takimin e...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u tha protestuesve opozitarë besnikë të...

Lajme të tjera

Web TV