Masakra e Reçakut, Berisha “kapet” me kryeministrin: Ka bllokuar dënimin e genocidit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përkujtuar masakrën e Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 shqiptarë të Kosovës.

Kjo ngjarje me ndihmën e ish-ambasadorit të OSBE, William Walker arriti të “zgjonte” perëndimin dhe ta bindte atë për ndërhyrje ushtarake të NATO-s për të larguar regjimin shtypës, që Sllobodan Millosheviçit aplikonte mbi shqiptarët në Kosovë.

Kryedemokrati pohon se kjo masakër është një krim horror kundër njerëzimit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka bllokuar në parlament rezolutën, e cila kishte si synim dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Postimi i plotë i Berishës: 

Masakra e Reçakut, krim horror kundër njerëzimit! Edi Rama si vasal i Vuçiçit bllokon ne parlament rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë. Miq, me 15 janar të vitit 1999 fallanga terroriste serbe kryen në Raçak të Kosovës një nga krimet më të shemtuara, masakrat më horror të dëgjuar ndonjëherë. Terroristët serb vranë, therën, masakruan në një natë në fshatin Raçak 45 gra, fëmijë, burra vetëm e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare.
Viktimat e pafajshme të Raçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës, në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe dhe tronditën thellë ndergjegjen e shtetarëve dhe qytetarëve në vendet e lira dhe mbarë botën. Masakra e Reçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit, geobelsit të tij Vuçiç dhe regjimit të tyre barbar.
Tragjike sot është se Edi Rama, ky vasal i shpifur i Aleksandër Vuçiç, bllokon me urdhër të padronit të tij prej një viti votimin ne Parlament te Rezolutës së deputetëve të Partisë Demokratike për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
Duke u përulur me nderimin më të thellë sot para viktimave të kësaj masakre të epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bëjë thirrje OKB dhe qeverive të vendeve të vendosin para drejtesisë autorët, porositësit dhe organizatorët e Beogradit të kësaj masakre si dhe ata qe mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Reçakut dhe mbarë Kosovës.
Prandaj dhe duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Reçakut, dënoj me forcën më të madhe si autorët e krimit monstruoz ashtu qëndrimin tradhëtar antikombëtar të Edi Ramës që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit.
Nderim përjetë viktimave të Reçakut.

Të fundit

15-vjeçari me probleme mendore dhunon babai dhe gjyshen! Edhe ngacmim seksual

Një baba nga Saranda akuzon djalin e tij 15 vjeçar se ushtron dhunë fizike ndaj tij dhe gjyshes 85...

Blendi Kajsiu: Cila është anomalia politike e Shqipërisë?

Kolegu Bushati argumenton se kush pretendon se Berisha i humbi zgjedhjet, apo se Rama i fiton zgjedhjet përballë berishizmit edhe pa krimin e organizuar,...

Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Erion Braçe komplimentoi sot fushatën e Lëvizjes Bashkë të Alrind Qorit për zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në Report TV, Braçe thotë se...

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri më 30 shtator, duke zhvendosur...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Lajme të tjera

Web TV