“Jo dashnorja ime, jo pse e nguce”/ Avokati i ‘Kobrës’:Arma është për burra, shteti ka…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Dibran Hoxhajt, Nexhat Elshani ka justifikuar klientin e tij për vrasjen e kryer në klubin e natës ‘Kobra City’ si dhe për mbajtjen e armës, me deklarata skandaloze. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se ‘arma është për burra’.

“Po mirë, është një thënie megjithatë popullore se arma është për burra edhe mbajtësi ose bartësi i armës paraprakisht e di që ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’i zihet sigurisht se edhe përgjigjet dhe është përgjigjur”, është shprehur ai.

Më pas ai ka shtuar se kjo ka qenë fraza që ka thënë klienti i tij dhe jo ai.

“Ai ka bindjen që arma është për burra. Klienti im e ka thënë, jo unë. Në përgjithësi thoshte që arma është për burra e jo për gra. Është një keqinterpretim për këtë punë. Mbrohet në heshtje,”- thotë avokati për Nacionale.

Deklaratat e tij nuk mbyllen me kaq. Avokati Elshani shton gjithashtu se sherret në klubin e Hoxhajt, ‘Kobra City’ ndodhin sepse aty ka vajza e gra.

“Natyra e lokalit ku ka punu ka qenë natyrë e ashpër, e egër. Njerëzit iu kanë përmbajte sjelljes dhe mënyrës që qëndrimit në ato lokale. Kriste aty dajaku për pesë minuta. Gjithë sherrin në lokalin të cilin Dibran Hoxhaj po e udhëheqte në Zhur të Prizrenit “Kobra Citu”, e kanë nisur gratë. Krejt femrat e bëjnë sherrin o v’lla. Femrat aty- ato që punojnë, flirtojnë me të tjerë. Ky reagon (e ka fjalën për Dibran Hoxhajn). E ka ndonjërën aty sigurisht dashnore. Aty (e ka fjalën për lokalin e Kobrës), krejt shteti ka dështu. Lokali ka punu pa leje,”- thotë avokati i Kobrës.

Pyetur nëse është i vetëdijshëm për paragjykimet në deklaratat e tij, avokati ndërron qëndrim.

Lexo edhe :  Dosja e krimeve të Arkanit/ Publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë

“Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bëjnë sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia,”- shton ai.

Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa 5 të arrestuar të tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.

 

Të fundit

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit...

Frikë nga Davidi lakuriq

(Nga Cristina Acidini Luchinat)- Artan Shkreli  … Lajmi i pabesueshëm që erdhi të premten më 24 mars, ishte se një mësuese në Shkollën Klasike në Tallahasse...

SPAK dorëzon rezultatin e punës në Kuvend, shqetësimet që ngrihen

SPAK ka dorëzuar në Kuvend, raportin vjetor, ku në fillim të tij është harta e veprimit të grupeve kriminale në botë dhe po ashtu...

Pas Korçës, dorëhiqen kandidatët e Alibeajt në Lezhë, Kurbin e Librazhd

Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për...

Këlliçi: Ja sa do t’i kushtojë buxhetit të Bashkisë transporti publik falas

Kandidati i grupit të “Foltores” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar në studion e “Newsline me Viol Xhafaj”, ku ka folur...

Lajme të tjera

Web TV