Vodhën portofolin e një qytetari në qendër tregtare, arrestohen dy persona nga Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë nga Kosova kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi i vodhën portofolin një qytetari në një qendër tregtare. Nga verifikimet hetimore, ka rezultuar se dy të arrestuarit nga Kosova ishin autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në ditët e fundit.

“I vodhën portofolin, një shtetasi, në një qendër tregtare, vihen në pranga 2 shtetas.  Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas. Sekuestrohen 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjeve ndaj pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e portofolit të tij, në një qendër tregtare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. K., 46 vjeç dhe D. Sh., 51 vjeç, të dy banues në Kosovë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, në një qendër tregtare, i kanë vjedhur portofolin shtetasit K. M.
Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura ditët e fundit, konkretisht: më datë 11.01.2023, i kanë vjedhur shumën 450 euro shtetasit F. B., ndërsa më datë 12.01.2023, kanë tentuar të vjedhin një shumë parash, në një lokal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 590 euro dhe 25 000 lekë të rinj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia.

Të fundit

“Vota juaj ka peshë”/ Topalli mesazh shqiptarëve në diasporë: Ju jeni shpresa!

Drejtoresha politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka shpërndarë një mesazh inkurajues për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve...

Dita e fundit e homazheve për Papa Frençeskun, ja kush pritet të mbërrijë në Vatikan

Bazilika e Shën Pjetrit u rihap sërish mëngjesin e sotëm për të lejuar besimtarët që duan t’i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut. Fluksi vazhdoi...

Kalifornia kalon Japoninë, bëhet ekonomia e katërt më e madhe globale

Ekonomia e Kalifornisë ka kaluar atë të vendit të Japonisë, duke e bërë shtetin amerikan forcën e katërt më të madhe ekonomike globale. Guvernatori...

Papa i Vatikanit përmes kinemasë, 5 filma që nuk duhen humbur

Si shenjt apo si një skandal, Papa i Vatikanit ka qenë subjekt i filmave të të gjitha llojeve. Cybernews ka përzgjedhur 5 prej tyre...

Profecia e frikshme 1000-vjeçare që parashikon ç’ndodh pas vdekjes së Papa Françeskut

Një profeci e supozuar që thuhet se është pothuajse një mijëvjeçar pretendon se parashikon Papën e ardhshëm dhe bën një paralajmërim të tmerrshëm për...

Lajme të tjera

Web TV