Rrëshqitje gurësh dhe dherash/ Bllokohet aksi Mes-Ura e Shtrenjtë në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas reshjeve të shiut gjatë natës, në bashkinë Shkodër ka probleme vetëm në rrugën e Prekalit. Gazetari Simon Shkreli raporton se problematike është vetëm segmenti rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë. Aktualisht, qarkullimi është i pamundur në këtë segment për shkak të rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.

Firma kontraktuese pritet të ndërhyjë për pastrimin e saj. Nuk paraqiten problematika në akse të tjera. Sakaq, theksojmë se një ditë më parë Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkoi nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të Mbrojtjes Civile.

Njoftimi i MB:

Bazuar në informacionin e marrë nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar prej orëve të pasdites të datës 17 janar 2023 pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri të vendit. Reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin, duke nisur nga pasditja e së martës.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Këto fenomene pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët.
Ndaj, bazuar në këto parashikimi, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim: hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Lexo edhe :  Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar 2 turistë

Agjencia e Mbrojtjes Civile do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me prefektura dhe bashkitë, sipas përcaktimit të shkallës së rrezikut, të cilat duhet të informojnë në kohë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile për çdo situatë të krijuar.

 

Të fundit

“Ta harroni se do të legalizohen”/ Sot do të bëhet konfiskimi i një pallati në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të menjëhershëm për konfiskimin e një ndërtese në qytetin e Vlorës, e...

Dosier/ Rripi i grushtit të shtetit që revolucionarizoi Afrikën

Dhuna, në të gjitha format e saj, ka ardhur duke përcaktuar hapësirën politike të Sahelit gjatë viteve të fundit  nga Zachariah Mampilly I veshur me uniformë...

Kush janë vendet më të mira për të punuar në Europë? Ja cilat shtete kryesojnë renditjen

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve...

Nga reshje në temperatura 40 gradë/ Ja qytetet që pritet të ‘përvëlohen’ këtë javë

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi se duke filluar nga mesdita e sotme...

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

Nga Eduard Zaloshnja Në Shqipëri vetëm 350 kilometra rrugë janë të nivelit autostradë (me katër korsi). Treçereku i tyre janë në Ultësirën Perëndimore (çereku përshkon...

Lajme të tjera

Web TV