Vdekja e Lear Kurtit në Komisariat/ PD akuza Çuçit dhe Ardi Veliut. Çfarë zbuloi raporti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e 32-vjeçarit Lear Kurti.

Në një deklaratë për mediat, PD ka ngritur akuza ndaj ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ardi Veliut, duke thënë se janë përpjekur për të manipuluar ngjarjen.

Avokati i Popullit, në një raport për vdekjen e 32-vjecarit Lear Kurti, hedh poshtë pretendimet e Policisë dhe përligj qëndrimet e Partisë Demokratike, që e ka konsideruar që në fillim ‘krim shtetëror’ vdekjen e të riut.

Avokati i Popullit konkludon:

Së pari, vdekja e Leart Kurtit lidhet direkt me veprimet e policise ndaj tij dhe së dyti, Ardi Veliu fshehu, falsifikoi dhe manipuloi rrethant e vdekjes së te riut Leart Kurti.

Në raport thuhet se vdekja e Kurtit mund të parandalohej nëse punonjësit e Policisë do të kishin kryer veprimet e duhura. 

Po sipas Avokatit të Popullit, shoqërimi i të riut ka qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur në dyshime të paarsyeshme.

Sikundër denoncohet edhe mosdërgimi i tij në spital.

Në këto rrethana, thekson raporti, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Gjithashtu raporti thekson se mungesa e procedurave dhe dukumentimit të shoqërimit në komisariat të të riut përbën shkelje të rëndë disiplinore.

Avokati i Popullit ngre shqetësimin për mosvënien në dispozicion të materialeve filmike të shoqërimit të Lear Kurtit.

Sipas raportit, pamjet janë siguruar nga materialet e publikuara në një emision televiziv.

Partia Demokratike kujton publikun se përpjekjet për të manipuluar ngjarjen kanë qenë intensive dhe janë dirigjuar nga Ardi Veliu dhe ministri i familjes Çuçi.

Këto të dhëna të Avokatit të Popullit dëshmojnë qartë se 32-vjeçari humbi jetën pas abuzimit dhe paaftësisë policore.

Për më shumë bien ndesh të dhenat e raportit hedhin poshte përfundimet e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, strofulla ku Ardi Veliu shtrembëron të vërtetat dhe përdhos edhe të vdekurit për t’i shërbyer shefave politikë të Rilindjes.

Veliu i partisë konkludoi ‘se nuk ishin vërejtur veprime të kundraligjshme nga policët gjatë shoqërimit të 32-vjeçarit’.

Partia Demokratike, siç e ka theksuar që nga fillimi, e konsideron krim shtetëror vdekjen e të riut dhe inkurajon organet ligjzbatuese të cojnë para ligjit përgjegjësit kryesorë të fshehjes së të vërtetës dhe implikimit të Policisë në kundraligjshmëri, Ardi Veliu dhe Bledi Çuçi.

Lear Kurti është vetëm një prej të vrarëve dhe të dhunurave, edhe pas vdekjes, nga Policia dhe pushteti. Klodian Rasha është shembulli më flagrant, më i dhimbshëm, më makabër i një policie që të vret pas shpine dhe të shpifet në sy të botës. Që është aty për të mbrojtur nga krimi dhe bëhet vetë sinonimi i kriminalitetit”, është shprehur Garo në deklaratë për mediat.

Lexo edhe :  50 mijë € për asgjë/ Ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

 

Të fundit

Zarfi i parë me fletë votimi, Rama diasporës: Ne e mbajtëm fjalën, tani është radha juaj!

Kryeministri Edi Rama e cilëson fjalë të mabjtur votën për emigrantët, pasi mëngjesin e sotëm i ka shkuar në...

Sa orë gjumë është normale të flemë në ditë? Këshillat sipas grupmoshave

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flemë të gjithë ne saktësisht?...

Ish-drejtuesi i policisë: Në burgun e Shënkollit “VIP-at” marrin shërbime s*ksuale

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Sipas...

E projektoi që në 1882/ Arkitekti i Sagrada Família në Barcelonë do të shpallet “shenjt”

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Vatikani njoftoi...

I ra krevati sipër, shqiptarja që humbi jetën në Santorini do bëhej gjyshe për pak ditë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën e kaluar në ishullin grek të Santorinit, ku një pastruese shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën në vendin...

Lajme të tjera

Web TV