Berisha: O me logon e PD-së, o betejë jetë a vdekje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu de facto i PD-së, Sali Berisha, tha dje se në zgjedhjet lokale do të hyjë me logon zyrtare të PD-së dhe jo me atë të Partisë së Lirisë. Ai kërcënoi se nëse logo dhe vula mbahen “peng” nga Rama duke përdorur gjykatat, do të ketë “revolucion”, duke nënkuptuar se trazirat mund të jenë të afërta.

Fakti që gjykata e Apelit po e vonon vendimin për logon e vulën e Partisë Demokratike, të bën të mendosh se Berisha do të kandidonte nën çadrën e Partisë së Lirisë së Ilir Metës, por Berisha dje deklaroi diçka tjetër që rezlisht vë në rrezik zgjedhjet e 14 majit. Ai u shpreh se nuk do të kandodojë në asnjë logo tjetër përveçse të PD-së zyrtare, duke paralajmëruar revolucion dhe protesta të mëdha pasi sipas tij logo e PD-së po mbahet peng në gjykatë me ndikimin e Ramës. Me një siguri, ai tha se PD e drejtuar nga tij do të shkojë në zgjedhje me logon dhe vulën e PD-së. I ftuar në emisionin e Sonila Meços, është shprehur se nëse Rama nuk lejon zbatimin e vendimit të gjykatës, opozita do të ngrihet me gjithë forcën e saj për një revolucion për të mbrojtur pluralizmin politik. Berisha tha se, nuk do të dorëzohen zgjedhjet. “Ne nuk do të shuhemi, por do të ngrihemi me të gjithë forcën në një revolucion që nuk e ka parë Shqipëria ndonjëherë për të mbrojtur pluralizmin në Shqipëri. E them këtu dhe le ta provojë. Këtu nëse pluralizmi politik, nëse fati i një demokracie përcaktohet nga një urdhër ekzekutiv për të mbajtur peng vendimin e gjykatës, këtu është fundi. Kjo nuk është gjë tjetër, vetëm asgjësimi i forcës politike dhe pluralizmit. Kjo është dorëzimi i zgjedhjeve. Nëse ai merr logon, dhe na heq logon ne dhe ne shkojmë me një flamur tjetër në zgjedhje vetëkuptohet që të paktën minimumi 10% e njerëzve do të vinin në shpi për shkak të flamurit. Ky është një mekanizëm për të vjedhur zgjedhjet. Ne do të bëjmë një betejë për jetë ose vdekje të forcës tonë politike. Protesta të papara ndonjëherë”, tha Berisha. Ai tha se po vepron për të zbatuar vendimin e gjykatës. “Në botë nuk ka forcë që mund të pengojë regjistrimin e një force apo shoqate politike. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për tu dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon. Gjykata ka vendosur, unë nuk kam asgjë me gjykatën, sepse ajo ka marrë një vendim. Unë besoj se revolucioni do të jetë i mbarë shqiptarëve. Me këto zgjedhje ne i japim fund monizmit të Edi Ramës. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për këto zgjedhje, për të marrë pjesë. Atëherë ky nuk do të na lejë të marrim pjesë sepse urdhëron mos regjistrimin e vendimit të gjykatës’, tha kreut i PD-së, Sali Berisha.Ajktualisht ccështja e vulës dhe logos së PD-së është në Gjykatën e Apelit, pasi grupimi Basha ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e cila njeh Berishën si kryetar të PD-së.

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane radhit çastet e rëndësishme të vitit që po mbyllet

Exit pollet

Kryetari i PD, Sali Berisha se PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 14 majit dhe do të fitojë bashkitë e rëndësishme. Lideri i opozitës tha se veprimet e Ramës dhe Veliajt tregojnë se e dinë që do humbin. Berisha iu referua sondazheve duke theksuar se e nxerrin Veliajn humbës në Tiranë. “Kandidatët e PD janë sot njerëzit më ballëhapur në betejën elektorale se kurrë më parë. Mediat i njohin. Fitore konsideroj votën e shumicës së shqiptarëve për forcën tonë politike, votën në qendrat më të rëndësishme të vendit. Ne kemi shanse shumë të mëdha. Nëse e shihni verbërinë me të cilën vepron Edi Rama tregon se po humbet. Kanë një tmerr të brendshëm. Shihni ç’po bën Erion Veliaj. Ai e di që është i humbur në Tiranë. Ka të gjitha poll-et që e tregojnë përtokë. Shqiptarët e shohin që ai mashtron për çdo gjë. Shpall tenderin më 19 dhjetor, e bën me mjetet e bashkisë dhe në datën 9 janar do të mbyllte tenderin me një kompani fiktive për të futur 470 mln lekë në xhep”, u shpreh Berisha.

 

 

Të fundit

Një lajm i keq për botën, zbuloni parashikimet e “The Simpsons” për 2025

Në vitin 2000, u transmetua episodi i sezonit të 11-të “Bart to the Future”, i cili i referohej në...

Sondazhi në Shqipëri: 75% e të rinjve 14-28 vjeç nuk janë në një marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në...

Fluksi i vizitorëve në juglindje, trafik i rënduar në Elbasan, radhë mbi 6 km dhe vonesa

Trafiku i rënduar vijon të krijojë probleme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku automjetet janë bllokuar në radhë për më shumë se 6 kilometra. E njëjta situatë...

Vendet më të mira evropiane për të investuar në prona në vitin 2025

Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin...

Artan Fuga tallet me Berishën: Ja pse Basha ka të drejtë…

Akademiku Artan Fuga nëpërmjet një shënimi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social facebook, duket se është tallur me qëndrimin aktual të...

Lajme të tjera

Web TV