Genti jep deklaratën rrëqethëse: Luizi nuk gënjen, ai është vërtetë sëmurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur njëkohësisht edhe një nga ish-banorët e shtëpisë së “BBV2”, Gent Hazizi. Ai nuk ka folur vetëm për eksperiencën e tij por është ndalur edhe tek një nga banorët më të përfolur të këtij edicioni, Luiz Ejlli.

“Unë nuk mendoj që Luizi ka gënjyer. Kjo nuk ka lidhje sepse Luizi vuri në pozitë të vështirë produksionin. Në qoftë se ti ke nënshkruar në deklaratën që na dhanë ne, aplikimin që ishte dhe thuhet që “A ke sëmundjen të pashërueshme?

Ke sëmundje ngjitëse?”, Luizi aty ka shkruar jo, unë e thashë edhe në ‘Prime’ se njeriu mund të ketë dhe fri kë. Shiko, të gjithë ne e kemi ndonjë sëmundje dhe kemi fr ikë se mund të vde sim. Edhe sikur Luizi të ketë patur këtë, ai është një lojtar shumë i fortë dhe e dua fort.

Biles me Luizin do bëjmë shfaqje, se e kam ftuar në ‘stand-up’-in tim të radhës, besoj që me këtë situatë që po shkojmë mund të bëj me Luizin një ‘stand-up’ crazy brother. Po mendohem dhe po e shkruaj që kur të dali, mezi po e pres. Më ka nominuar ‘best man’ pra më do në dasmën e vet më Kiarën që do ta kurorëzoj në Katedralen e Shkodrës”, është shprehur Genti.

Aktori gjithashtu ka zbuluar se ka në mendje edhe një projekt me këngëtarin e njohur, Ylli Bakën. Bëhet fjalë për këngën “Kapedan”. Gjithësesi na mbetet të presim deri sa aktori dhe këngëtari ta realizojnë këtë projekt që edhe ne të kemi mundësi që ta dëgjojmë.

Genti gjithashtu ka zbuluar se gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka lënë përgjysmë edhe serialin e ri i cili ishte duke xhiruar serinë e tij të gjashtë. Aktori nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kastit por tha vetëm se ka aktorë mjaft të njohur dhe sidomos disa që janë edhe pjesë e Top-it.

Lexo edhe :  Pensioni i 13-të për pensionistët/ Çfarë pritet të ndodhë deri në vitin 2030

Të fundit

Finalistët e çmimit të fotografisë Olive Cotton 2025

Çmimet Olive Cotton shënuan 20-vjetorin e tyre me stil, me një numër rekord aplikimesh dhe një çmim të madh...

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3 nëntor 2024 Musk kishte arsye...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Lajme të tjera

Web TV