Nisma ligjore/ Spiunët në politikë, vështirë të kontrollohen deri në maj  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk do të ketë një pastrim të figurës për kryetarët e bashkisë, kandidatët e këshillit bashkiakë edhe në këto zgjedhje vendore. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

 Në kohë zgjedhjesh ka një paqe mes forcave politike. Kur vjen puna për të goditur njërën palë, frika se peshorja mund të jetë edhe nga e kundërta e frenon. Kështu ndodh shpesh, vendoset në harmoni mes palëve. Edhe çështja e pastërtisë së figurës e cila duhet të ishte e zbatueshme për zgjedhjet e 14 Majit është shtyrë pas kësaj date, pasi koha nuk premton. Pra do të kemi diskutime në Kuvend por jo miratimin e tij. Largimi i spiunëve nga politika do të rikthehet  sërish në debatet e politikës, pasi mazhoranca e ka gati draftin dhe komisioni i Ligjeve e ka përfshirë në kalendarin 3-javor të punës. Kryetarja e këtij Komisioni, Klotilda Bushka, tregon se nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen. Kandidatët për deputetët apo për këshillat bashkiakë do t’u ndalohet kandidimi për të marrë pjesë në zgjedhje në rast se kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Në ndryshim nga kryetari i grupit parlamentar të PS, Bushka e sheh të vështirë që ky ligj të implementohet për zgjedhjet e 14 majit. “Koha është e rëndësishme, por cilësia dhe kushtetutshmëria kanë po të njëjtën rëndësi, pasi është një çështje komplekse”, deklaron ajo. Këto ndryshime në ligjin e dekriminalizimit do të kenë ndikim edhe tek deputetët e zgjedhur, pasi në rast së do të vërtetohen lidhje me ish-sigurimin do t’u ndërpritet mandati. Mazhoranca nuk i ka votat dhe këto ndryshime kërkojnë 84 kartonë jeshilë në parlament që të implementohen në Ligjin e Dekriminalizimit. “Do të jetë e vështirë me situatën në PD, por deputetët e demokratë duhet të heqin dorë nga interesat personale”, shton ajo. Ky ligj, sipas Bushkës, do të jetë një mundësi edhe për demokratët që të ndahen nga e kaluara komuniste e vendit.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Nis keq, një emigrant, dy fletë votimi

Çfarë u tha në 2022

Me nisjen e sesionit parlamentar në shtatorin e 2022 Partia Socialiste njoftoi miratimin e ndërhyrjeve ligjore të propozuara nga Autoriteti i Dosjeve dhe të depozituara në Kuvend prej tyre. Paralajmërimi u bë nga Taulant Balla dhe sipas këtyre ndryshimeve, çdokush që ka hyrë në politikë do t’i nënshtrohet verifikimit te certifikatën e pastërtisë. “Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit”, tha para disa muajve Taulant Balla. Nga kjo nismë vetëm Ilir Meta u godit. Ku ky i fundit dha argumenta e fakte se nuk ka qenë ansjëherë spiun i shtetit.

Të fundit

Numri ‘ideal’ i fëmijëve që ndihmon gratë të ruajnë shëndetin mendor

Një studim i fundit pohon se ekziston një numër ‘ideal’ i fëmijëve se sa duhet të ketë një grua...

Vlorë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit, shkak moti i keq

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit. “Në bazë të parashikimit për...

Ushqimet dhe pijet kanë shije të ndryshme në aeroplan dhe ka një arsye

Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe. Siç rezulton, nuk është tërësisht faji i linjave ajrore që ushqimi ka shije të ndryshme dhe...

A po e shkatërron Trump dollarin?

Presidenti amerikan Trump po shkakton një shitje të dollarit me politikën e tij të paparashikueshme tarifore - a po afrohet fundi i monedhës rezervë...

“Nuk pranoi t’i jepte dorën”, sherri me një të plagosur në Tiranë dyshohet për fajde

Një përplasje e dhunshme me grushte, karrige dhe armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal pranë Liqenit Artificial në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV