“Ujku i Wall Street” vjen në Shqipëri, zbulohet data

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jordan Belford, apo “Ujku i Wall Street” siç e njohin të gjithë, do të vijë më 24 shkurt në Shqipëri.

Vizita e tij vjen në kuadër të turit që ai ka ndërmarrë në disa vende të botës, përfshirë këtu New Yorkun, Las Vegasin, Dubain, Monacon, Gjermaninë, Zvicrën e tjerë.

Jordan Belfort,’’Wolf of Wall Street’’, është padyshim një nga ndërmjetësit më të mëdhenj në histori dhe teknika e tij e shitjes “Straight Line” është një nga më të efektshmet.

Për të gjithë ata që duan të dijnë më shumë për Belford dhe pse njihet si “Ujku i Wall Street” le të bëjmë një përmbledhje te shkurter.

Në moshë të re, Belfort ishte një mashtrues i tmerrshëm, që arriti fitime marramendëse në bursën e Wall Street, përmes një skeme pastrimi parash që vinin nga droga, prostitucioni dhe krime të tjera.

Aq lart arriti fama e tij, saqë iu dha nofka ‘’Wolf – Ujku’’ dhe u bë film duke more vlerësime të mira nga shumë recensues filmash.

Autobiografia e tij,“The Wolf of Wall Street”, u përshtat për ekranin e madh nga Martin Scorsese, me protagonist Leonardo Di Caprio.

Megjithatë, fama dhe tejkalimet, patën një çmim të lartë për Belfort.

Në vitin 1999 nisën hetimet dhe ai u deklarua fajtor për mashtrim me letra me vlerë dhe pastrim parash. Në vitin 2003 ai dënua me katër vjet burg, por shërbeu vetëm 22 muaj.

Pasi kaloi 22 muaj në burg, Belfort ktheu një fletë të re dhe shkroi dy libra; Ujku i Wall Street në vitin 2008 dhe kapja e ujkut të Wall Street.

Tani Belfort është një folës publik që udhëton në vende të ndryshme dhe shpesh flet për ditët e tij në burg dhe gabimet që ka bërë në të kaluarën, duke u bërë një shembull frymëzimi.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV